Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar? Osmani: Do të përmbushet

152
Sigal

Koalicioni qeverisës në Maqedoninë e Veriut, pjesë të marrëveshjes ka një klauzolë që u garanton shqiptarëve postin e kryeministrit në vitin e fundit të mandatit. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, thotë se kjo pjesë e marrëveshjes do të përmbushet, qoftë edhe për një ditë të vetme.

“Ka qenë strategji e jona të thyejmë këto “kështjella të qeverisjes” në baza etnike. Ju e dini çfarë ndodhi kur u zgjodh për herë të parë kryetari i parlamentit shqiptar. Kur u zgjodh për herë të dytë nuk ishte më lajm për shkak se u bë pjesë e normalitet, që ky shtet është i përbashkët i maqedonasve dhe shqiptarëve. E njëjta me ministrin e Jashtëm. Me kryeministrin është e njëjta gjë. Për ne është me rëndësi që edhe një ditë të vetme të jetë kryeministri shqiptar. Në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të mos jetë më e rëndësishme nëse kryeministri është shqiptar apo jo”, tha ai për mediat.

Po ashtu i pyetur se cili mund të jetë emri i kryeministrit të parë shqiptar, Osmani tha: “BDI është një akademi politike dhe mos keni dilema se do të ketë shumë alternativa nga mund të zgjidhet”.