Cungu: “Kukësi im për në Europë!”

527
Sigal

Trajneri i Kukësit: “Mos na konsideroni më një ekip surprizë. Do të kualifikohemi për Kupë”

Trajneri i Kukësit, shkodrani Armando Cungu, pas fitores dramatike 2-1 ndaj Tiranës, në “Qemal Stafa” për kampionat, tani  po përgatit ndeshjen e radhës po me kryeqytëtasit në Kupën e Shqiëprisë. Në takimin e parë të zhvilluar në Kukës, skuadra e tij fitoi 4-0. “Fitorja në kampionat ishte e rënësishme, por tani mendojmë për Kupën”. Kukësi e ka munudr dy herë Tiranën, në po aq takime.

– Zoti Cungu, një fitore e bukur kjo me Tiranën. si do ta komentonit?

– Për mua ishte ndeshja e radhës, pavarësisht se luanim kundër Tiranës. Dëshiroj ta theksoj se, kjo ndeshje ishte më e rëndësishme se ajo e Kupës. Kjo fitore kishte vlerën e tri pikëve, prandaj është shumë më e veçantë se ajo në Kupë.

– Kjo është dhe fitorja e parë e Kukësit në transfertë në këto nëntë javë. Sa ju gëzon?

– Ne vinim pas një hapi fals me Teutën, me të cilën barazuan 1-1 në fushën tonë. Duke pasur parasysh dhe ndeshjet e ditës së shtunë, shumë ekipe na janë afruar dhe jemi si të thuash brinjë më brinjë me pikë.

– Nëntë ndeshje pa humbje. E konsideroni këtë një sinjal pozitiv?

– Kjo është një shenjë pozitive, është shumë e rëndësishme për një ekip kur fiton në transfertë. Ekipi i Kukësi ka krijuar stabilitet në lojë. E theksova edhe pas ndeshjes me Teutën se, na kishte ardhur të fitonim, pasi kishim bërë shumë barazime (6).

 – A besonit te fitorja pas barazimit të përkohshëm të Tiranës?

 – Ne kemi punuar gjithë kohës, sidomos nga ana psikologjike. Ekipi ynë ka lojtare me eksperiencë, të aftë për të dalë nga çdo situatë dhe për të kthyer rezultatin në favorin e tij. Fituan me meritë ndaj një ekip si Tirana. Pavarësisht, se ne jemi Kukësi, unë dua të theksoj se kemi me të vërtetë një skuadër cilësore. Është në kondicionin e duhur, kemi forca për më shumë dhe nuk besoj se tani mund të konsiderohemi si një ekip surprizë.

 – Cili është objektivi i Kukësit në këtë sezon?

 – Objektivi ynë është të marrim pikët maksimale ndeshje pas ndeshje.

 – Pas tri ditësh do të përballeni sërish me Tiranën, kësaj radhe për ndeshjen e kthimit të Kupës…

 – Pavarësisht fitores 4-0 në Kukës, do të bëjmë çmos që ta mbrojmë rezultatin dhe të kalojmë në turin tjetër (të tretin).

 – Tifozët kuksianë ishin dukshëm më të shumtë në “Qemal Stafa”, sesa ata të Tiranës. Cili është mesazhi juaj?

 – Është një tifozeri e zjarrtë. Dua t’i falënderoj nga zemra se na mbështetën fuqishëm edhe këtu në Tiranë. U bëj thirrje që të jenë edhe më të shumtë në numër. Nuk do t’i zhgënjejmë.