“CR7 nuk ka gjasa të largohet nga United këtë verë, klubi nuk dëshiron ta shesë”

Cristiano Ronaldo nuk ka gjasa të largohet nga Manchester United këtë verë.

Sipas The Independent, Manchester United nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin 37-vjeçar dhe nuk planifikon të blejë një sulmues të ri.

NOA

Agjenti i portugezit Jorge Mendes po studion mundësinë e transferimit të klientit, por nuk ka shumë blerës potencialë.

Një prej tyre ishte Chelsea, pronarët e të cilit ishin të gatshëm të konsideronin nënshkrimin e Ronaldos, por Cristiano nuk është në listën e objektivave të trajnerit të Bluve, Thomas Tuchel.