Chelsea nuk di të ndalet në merkato, shumë pranë yllit të Leverkusenit

269
Sigal

Chelsea është shumë pranë super talentit Kai Havertz. Mesfushori me tipare sulmues me shumë mundësi do t’i bashkohet londinezëve.

21-vjeçari duket se ka arritur marrëveshjen individuale me blutë dhe pritet vetëm ajo mes dy klubeve. Kontrata ende nuk është saktësuar, por palët janë dakord për kushtet paraprake.

Bayern Leverkusen kërkon 100 milionë euro për shërbimet e lojtarit, ndërsa Chelsea mund të arrijë deri në 80 milionë euro, plus bonuset që mund të plotësojnë hendekun mes shifrave. Trajneri Lampard do të ketë në dispozicion një numër të madh yjesh nga Timo Werner, Abraham, Ziyech, Mount dhe Havertz.