Gjata: Rama kërkon të pengojë zgjedhjet e lira

245
Sigal

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ishte i ftuar në një studio televizive.

Ai komentoi takimin e sotëm të Këshillit Politik, duke thënë se kryeministri Edi Rama ka për qëllim të pengojë zgjedhjet e lira.

“Qeveria është si një makinë e shkatërruar që i punon vetëm boria,” ironizoi Gjata.

Sipas tij, nuk është e vërtetë që ka shtete, të cilat pengojnë koalicionet.

“Nuk mund të ndalosh me ligj bashkëpunimin mes njerëzve në botë,” tha ai, duke shtuar se koalicionet janë të parashikuara në Kushtetutë.

“Kryeministri e ka me Bundestagun gjerman,” tha Gjata, duke theksuar se është një kusht miratimi i reformës zgjedhore me konsensus gjithëpërfshirës.