Courtois rekordmen në Europë, portieri me më shumë ndeshje pa pësuar gol

292
Sigal

Real Madrid nuk e vendosi asnjëherë në dyshim fitoren kundër Espanyol të dielën në mbrëmje. Në fakt skuadra katalanase kishte rastet e veta, por Thibaut Courtois ishte në ditën e tij më të mirë, duke shpëtuar disa herë portën nga gola të sigurt. Raul de Tomas ishte lojtari më i rrezikshëm në fushë. Ish-futbollisti i akademisë së Real Madrid e kërkoi me ngulm golin. Me pritjet e tij, portieri belg i Realit arrin në kuotën e 15 ndeshjeve pa pësuar gol nga 29 ndeshje në total në këtë sezon. Duke marrë në konsideratë 5 kampionatet kryesore në Europë, më i miri për momentin është Neuer, por Bundesliga është mbyllur ndaj dhe “gardiani” i madrilenëve do të ketë shansin që të përmirësojë edhe më shumë këtë statistikë domethënëse. Portieri belg është kthyer në një figurë të rëndësishme për stabilitetin e ekipit, duke i dhënë shumë cilësi dhe siguri në prapavijë. Portieri më i mirë i Botërorit të vitit 2018, duket se po kalon një moment fantastik, teksa në La Liga ka rivalitetin e fortë të një tjetër super portieri si Jan Oblak. Courtois ka pësuar 18 gola në 29 ndeshje, ndërkohë që Oblak ka pësuar 22 gola në 31 ndeshje.