Çmendet skuadra e Inter, kërkon Palmeirin nga Chelsea, gati të paguajë këtë shifër

285
Sigal

Anësori brazilian, Emerson Palmeiri, për të tretën javë radhazi ka përfunduar në tribunë, pasi trajneri i Chelseat, Franck Lampard, ka besuar te të tjerë futbollistë, ndërsa në Angli e bëjnë fakt të kryer largimin e tij në fund të sezonit. Për futbollistin ka shfaqur një interes të fortë Interi, që është gati të paguajë 20 milionë menjëherë dhe 5 të tjera në formë bonusi, ndërsa Chelsea pretendon të marrë të paktën 35 milionë euro për kartonin e tij. Negociatat mes palëve vazhdojnë, pasi Marotta dhe Ausilio kanë marrëdhënie shumë të mira me drejtuesit londinezë.