Arben Çipa: Turizmi shqiptar në krizën më të madhe të 100-viteve

1169
Sigal

Saranda, turizmi në krizën më të madhe të 100-viteve të fundit

Flet  eskluzivisht për “Telegraf” zoti Arben Çipa, Kryetar i Shoqatës së Industrisë së Turizmit në Sarandë: Shpresa e mbijetesës është POLONIA

Nga Agron MEMA

Saranda përjeton krizën më të thellë të 100 -viteve të fundit që nga shtet-themelimi shqiptar. Në këtë qytet turistik,  90% e popullsisë jetojnë me të ardhurat e turizmit, por këtë vit as 3% e pritshmërisë, krahasimisht me vitet e kaluara, nuk janë akomoduar. Këtë shifër e jep kreu i shoqatës së industrisë së turizmit të Sarandës, zoti Arben Çipa i cili shpjegon se kjo shoqatë përfshin të gjithë operatorët që operojnë në biznesin e turizmit si hoteleri, restorante dhe shërbime të tjera në funksion të turizmit. Zoti Çipa jep një shpresë të vetme, kur nënvizon se turizmi nëpërmjet rrjetit “Booking” nuk funksionon dhe do të jetë vështirë të kemi shpresë, por operatorët polakë japin sinjalet e shpresës në mesin e këtij muaji me prurjen e kontigjentit të parë turistik. Më poshtë po japim intervistën që zhvilluam në interes të lexuesve të gazetës “TELEGRAF” me zotin Arben Çipa, kryetar i Shoqatës së Industrisë së Turizmit në Sarandë:

-Përshëndetje zoti Çipa! Si paraqitet situata me prurjet turistike sot në qytetin e Sarandës dhe më tej?

-Përshëndetje juve dhe gazetës së nderuar “TELEGRAF”. Situata keq, deri në këtë moment. Ajo që ka qenë para katër muajsh. Lajmi i mirë që po na vjen, madje shumë premtues dhe me shpresë, është se shteti polak me kompanitë që operojnë në Shqipëri për turizmin, që nga 14 maji ka marrë një vendim që këto kompani do t’i mbështesë edhe me mjetet e udhëtimeve ajrore, të cilat i ka vënë në dispozicion të këtyre operatorwve për sjelljen e turistwve polakë. Këto mjete janë të këtyre kompanive, por mbështeten nga shteti polak. Kjo është e vetmja shpresë e mbijetesës, për deri tani, se nuk e dimë zhvillimin e mëtejshëm.

Si janë sot akomodimet?

Thashë që situata paraqitet njwlloj si katër muaj më parë. Mund të them se sot ka një prurshmëri tek deri 5% maksimalja të prurshmërisë së kapaciteteve akomoduese të Sarandës, por po e përsërit se shpresa janë polakët që do të startojnë ardhjen më 15 korrik.

– Krahasimisht me vitin e kaluar sa është ulja e pritshmërisë?

Krahasimisht me vitin e kaluar jemi 99% minus. Të gjitha subjektet e shërbimit turistik janë akoma në pritshmëritë e muajit prill, megjithse avash –avash po vjen mesi i korrikut, kulmi i sezonit. Shërbimet e rrjetit “Booking” janë anulluar të gjitha deri tani që flasim, dhe presim nëse do të fillojë apo jo, por është diçka që nuk e kemi të qartë akoma, deri tani situatat janë jo premtuese.

Qeveria i njeh këto humbje të biznesit turistik?

Qeveria nuk njeh asnjë gjë dhe nuk kemi asnjë shpresë. Të gjithë operatorët stafin e punësuar sezonal, që të gjithë janë në punë pavarwsisht situatës. Qeveria dha vetëm pagën e luftës, më tej asgjë. Punonjësit i kemi marrë në punë dhe janë paguar sipas rregullave, pavarwsisht humbjeve që kemi dhe mosnjohjes nga ana e qeverisë. Kjo edhe me qëllimin, se jo vetëm nuk janë fajtorw dhe janë hallexhinj, por edhe me shpresën se mund të kemi më pas ditë më të mira që mund të vijnë në drejtim të industrisë së turizmit në Shqipëri. Pra jemi në nivelin zero të çdo ndihme qeveritare.

Megjithwse çmimet janë ulur deri në 50% , krahasur me vitin e kaluar, përsëri ndjehet boshllëk, e nëse po, pse?

Dëgjo! Është e vërtetë se kanë ulur çmimet. Këshilli bashkiak ka rekomanduar deri në 20% ujle, por bizneset kanë shkuar edhe më tej, deri në 50%. Po këtu ka abuzime nga klientela, sidomos kosovarët që kërkojnë shumë ulët akomodimin. Nuk mund të shkohet deri aty tek njëmijë e pesqindlekwshi (i ri) në dhomë. Ky është falimentim. Taksat vazhdojnë, shteti nuk njeh asgjë, punonjësit duan pagat. Atëherë?!…

Faleminderit!