Pas 18 majit, rinisin udhëtimet nga toka dhe ajri

559
Sigal

Ja si do realizohet lëvizja për jashtë shtetit, hapja e bareve, restoranteve dhe klinikave dentare. Protokollet e reja, kafe me kartë krediti, shërbimi në ambjentet e jashtme, kushtet për klinikat dhe qendrat tregtare

Lëvizja për jashtë shtetit, hapja e bareve- restoranteve dhe klinikave dentare

Protokollet e reja,  kafe  me kartë krediti ,do rrimë nga 2 metra larg në bare e restorantet (jashtë), kushtet për dentistët e qendrat tregtare

Nga 18 maji, për herë të parë pas dy muajsh, do të kemi mundësi të ulemi në bar apo restorant në hapësirat jashtë, të shkojmë te dentisti, apo të bëjmë blerje në qendrat tregtare.Por gjithçka do të bëhet në masa të reja dhe të rrepta sigurie dhe pastërtie. Në çdo bar do të ketë në hyrje dezinfektues duarsh. Subjekti bar ,kafe ose restorant duhet të vendosë në sipërfaqen e ambientit të hapur tavolinat, në atë mënyrë, që distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë të paktën 1 m larg, e për rrjedhojë, klientët ta shohin përballë njëri – tjetrin nga një distancë prej të paktën 2 m.Kushte të rrepta janë vendosur dhe për dentistët e qendrat tregtare.Ministria e Shëndëtësisë ka publikuar në E-Albania protokollet e reja të sigurisë për baret e restorantet, qendrat tregtare dhe dentistët.

Kafenetë dhe restotrantet do të rihapen në tre faza

Shqipëria po del dita-ditës nga karantina por jo nga shtetrrethimi. Referuar udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë të publikuar në e-albania, administratorët e bareve dhe restoranteve duhet të jenë nën monitorim të vazhdueshëm të gjendjes së punonjësve të tyre dhe nuk duhet lejuar askush të vijë në punë nëse shfaq simptoma të Covid-19 dhe ka temperaturë 37.5. Nëse punonjësit shfaqin simptomat duhet telefonuar menjëherë mjeku i familjes. Çdo punonjës i bar-kafesë ose restorantit është i detyruar të deklarojë te përgjegjësi nëse ka pasur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

-Baret dhe restorantet do të punojnë deri në fashën e orarit të lejuar për të gjithë 05:00-17:30 dhe vetëm në pjesën e jashtme të tij. Gjatë hapjes së tyre baret dhe restorantet duhet të sigurojnë sapun, letër dhe dezinfektues, pastrim i rregullt i koshave të mbetjes dhe dezinfektim të të gjithë ambientit kur hapet dhe kur mbyllet, pra 2 herë në ditë. Për klientët duhet të sigurohet në hyrje një dezinfektues duarsh jo më pak se 60 % alkool. Punonjësit do të jenë gjatë gjithë kohës me maska dhe doreza dhe të dezinfektojnë dhe lajnë shpesh duart sidomos pas marrjes së parave nga klienti. Dorezat e dyerve, tavolinat, tabaka shërbimi dhe banakët e lokaleve në bar dhe restorant duhet të dezinfektohet dhe pastrohet në mënyrë të shpeshtë për të shmangur çdo infektim të mundshëm me Covid-19.

-Personeli i barit duhet të qëndrojë 1.5 metër larg nga klienti,  kafe me kartë krediti nëse është mundësia që të shmanget paratë cash në dorë, ndërsa nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të tjera. Në lidhje me tavolinat duhet respektuar distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë të paktën 1m larg, e për rrjedhojë, klientët ta shohin përballë njëri – tjetrin nga një distancë prej të paktën 2 metra . Subjekti bar-kafe ose restorant për të ruajtur distancimin fizik me klientët duhet të sigurojë një korridor të dedikuar për klientët deri në nivelin e arkës dhe duhet të vendosë shenjat vizuale në dysheme, shirita me ngjyra, ose shenja për t’u treguar klientëve respektimin e distancës fizike.

Klinikat dentare

ISHP rekomandon që subjektet dentare të shtyjnë procedurat jo urgjente, operacionet dhe vizitat dentare rutinë. Shërbimet dentare duhet të kufizohen në vizita urgjente vetëm gjatë kësaj periudhe të pandemisë. Punonjësit e klinikave dentare janë në mënyrë të veçantë të rrezikuar, për shkak të mundësisë së aerosoleve të prodhuara nga spërklat e pështymës gjatë manipulimit me pacientët. Për këtë arsye duhet të ndiqen udhëzimet si më poshtë:

Sipas protokollit të sigurisë dhe garantimit të kushteve higjieno-sanitare për klinikat dentare ata duhet të dezinfektohen disa herë në ditë, në çdo klinikë do të ketë matës temperature dhe nuk do të lejohet asnjë person me temperatura 37.5 të hyjë në klinikë. Subjektet klinikë dentare duhet të pastrojnë, autoklavojnë dhe dezinfektojnë të gjitha pajisjet me shumë përdorim të përdorura për kujdesin e pacientëve

Shërbimet dentare duhet të kufizohen në vizita urgjente vetëm gjatë kësaj periudhe të pandemisë, pasi punonjësit e klinikave dentare janë në mënyrë të veçantë të rrezikuar, për shkak të mundësisë së aerosoleve të prodhuara nga spërklat e pështymës gjatë manipulimit me pacientët.

Klinikat dentare duhet të sigurojnë doreza mbrojtëse, maska dhe higjienizues duarsh me mbi 60% alkool dhe veshje speciale si dhe duhet të njohin mirë procedurën e eliminimit të tyre si mbetje të rrezikshme infektive.  Subjektet klinikë dentare duhet të kryejnë në mënyrë rigoroze menaxhimi i mbetjeve infektive në përputhje me procedurat rutinë.

Gjithashtu klinikat dentare fillimisht duhet të kenë një komunikim paraprakisht me pacientët para trajtimit urgjent dentar dhe të bëhet një triazhim i pacientëve paraprakisht nëpërmjet telefonit për gjendjen dentare të pacientëve dhe me pas të përcaktohet takimi për në klinikën dentare.

TIRANA, ALBANIA – SEPTEMBER 6, 2017: Unknown people visit large modern shopping center Toptani, Tirana, Albania

Qendrat tregtare

2 orë kohë për pazar, qytetarët 2 metra larg njëri-tjetrit’, rregullat e rrepta për hapjen e qendrave tregtare

Më 11 maj hapen dyqanet në qendrat tregtare, ku duhet të zbatojnë rregulla mjaft të rrepta në mënyrë që të shmanget transmetimin e sëmundjes dhe grumbullimet. Sipas rregullores të publikuar në e-albania klientët nuk mund të qëndrojnë më shumë se dy orë brenda një qendre tregtare, ndërsa do të lejohet të hyjnë një numër i kufizuar personash pasi qendrat nuk mund të mbushen si më parë për të shmangur grumbullimet e tyre si masë mbrojtëse ndaj covid-19.

Klienti nga klienti duhet të ruajë distancën prej 2 metrash. Gjithashtu rekomandohen të mos i provojnë rrobat në trup, por mbi veshjen e tij. Stafi në qendrat tregtare duhet të jetë i pajisur me doreza e maska dhe në çdo dyqan duhet të ketë dezinfektues duarsh.

Gjithashtu për të bërë një mbrojtje sa më të mirë të qytetarëve dyert elektrike duhet të ndajë hyrjen dhe daljen e vizitorëve në mënyrë që të mos  këmbehen me fytyrë si dhe do të krijohen korridore sigurie e shenja që të udhëzojnë qytetarin se ku duhet të qëndrojë dhe kalojë.

Ashensorët nuk duhet të mbushen më shumë se 30 % e kapacitete dhe pagesat rekomandohen me kartë krediti. Shitësit ambulantë brenda qendrave nuk do të lejohen por vetëm dyqanet, ndërsa brenda qendrës tregtare do të ketë një dhomë të posaçme izolimi nëse një qytetar apo personal shfaq shenja dhe simptoma të COVID-19.

Të gjitha qendrat tregtare do të kenë një dhomë izolimi mjekësor për qëllime urgjente në rast se dikush në qendër dyshohet se është i infektuar nga virusi.

Qendra tregtare duhet të informojë paraprakisht vizitorët për limitin e fashës orare dhe kapacitetet që qendra tregtare duhet të ketë gjatë kësaj periudhe.

Qendra tregtare dhe dyqanet të promovojnë pagesat me kartë por nuk përjashtohet pagesa “cash”. Shërbimet tregtare me tavolina apo shërbim në këmbë, nuk lejohen gjatë kësaj periudhe në ambjentet e brendshme të qendrës tregtare.

Vajtja dhe ardhja në punë në këmbë kryhet duke ruajtur distancën 2 metra dhe jo duke krijuar grupime. Për lëvizjen me automjet të zbatohen masat e publikuara nga Policia e Shtetit

Në hyrje subjekti duhet të ofrojë produktin higjenizues të duarve për klientët dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool.

Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë duhet të përdorin në çdo moment dorezat