Chiellini zbulon në autobiografi: Vidal kishte probleme me alkoolin!

522
Sigal

Pas sulmeve ndaj Balotelit dhe Felipe Melo-s, në autobiografinë e Chiellinit, zbulohen edhe problemet me alkoolin të Arturo Vidal. Mesfushori kilian njihet për sjelljen e tij problematike jashtë fushave të lojës, teksa mbrojtësi italian ka zbuluar edhe disa detaje.

“Futbollisti nuk është as djall dhe as i shenjtë. Vidal dilte dhe pinte më shumë seç duhet, e dinin të gjithë, mund të them se alkooli ishte pika e tij e dobët. Nuk mund të diskutojmë faktin që është kampion, apo personin e tij.

Dobësia është pjesë e natyrës humane ndaj dhe ka ndikim edhe në grupin e ekipit. I madhi Arturo disa herë në vit nuk paraqitej në stërvitje, ose vinte pak në qef, le të themi kështu.

Kurrë nuk pati ndonjë konflikt. Unë njihja pak edhe Paolo Monteron, një tjetër lojtarë që i kalonte mbrëmjet si mbret. Në vitin e fundit, kur rendimenti i tij ishte në rënie, Moggi shkoi dhe i tha: ‘Paolo të lutem qëndro në shtëpi në mbrëmje, qëndro ai që ke qenë gjithmonë’. Edhe Vidal ishte pak a shumë kështu”, tregon Chiellini në autobiografi.