Rakipi: ISHSH polici politike, një njollë tjetër e zezë e Ramës në raport me mediat

358
Sigal

Kryetari i Lidhjes së Gazetarëve, Ylli Rakipi,  deklaron se ISHSH është një polici politike në duart e kryeministrit Rama.

Rakipi thotë se me masat arbirtrare ndaj Tv Ora, Rama lë dhe një gjurmë të zezë në sjelljen e tij me median shqiptare.

Sipas tij, ky akt i paprecedent ndaj Tv Ora  duhet ti bashkojë të gjithë gazetarët kundër regjimit që kërkon të mbyllë ato pak zëra të lirë që kanë mbetur.

Rakipi:  ISHSH është një polici politike në dorë të kryetarit të regjimit Edi Rama. Ky Kryeministër që kemi ne, ky njeri që drejton Shqipërinë dhe për fat të mirë i ra dhe koronavirusi në këtë kohë, përmes këtij akti të paprecedent lë dhe një gjurmë të pistë dhe të zezë në sjelljen e tij me median shqiptare. Rtv Ora është një nga mediat e pakta në Shqipëri opozitare, me profil të qartë që nuk është e rreshtuar me regjimin. 

Ne kemi sot pjesën dërmuese të medias shqiptare, lëpirës të të gjithë llojeve. Kemi sot shfaqje nga më të shëmtuarat me një shërbim të madh të regjimit, televizione të rëndësishme që shfrytëzojnë valët duke marrë anën e qeverisë dhe duke qenë kundër shoqërisë shqiptare e cila është pronare e këtyre valëve. Ky kryeministër që i ka marrë këto valë dhe ua ka dhënë katër familjeve do të tërhiqet në një moment nga kjo gjë, është një marrëzi e plotë. Është një sjellje qesharake që se ka vendin në dorë me ekonomi të shkatërruar dhe po merret me shembjen e teatrit, gjobitjen e ndonjë media që e ka kundër dhe kanabizimin e vendit. 

Pjesa dërmuese e medias shqiptare janë duke përkëdhelur qeverinë dhe duke mos treguar aspak se çfarë po ndodh në këtë shoqëri, ku njerëzit kanë filluar të mos kenë as bukë. Janë bërë reklamues të distributorit më të madh, ERTV. Akti ndaj Ora News është një akt i paprecedent, duhet ti bashkojë të gjithë gazetarët kundër regjimit që kërkon të mbyllë ato pak zëra të lirë që kanë mbetur. Përndryshe mediat shqiptare kanë marrë një kyç të madh dhe kanë mbyllur vetëveten.