Presidenti i zonës së Lombardisë njofton hapjen e aktiviteteve tregtare

254
Sigal

Presidenti I rajonit të Lombardisë ka njoftuar hapjen e disa prej aktiviteteve tregtare të cilat ishin planifikuar në përputhje me rregullat.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shpjegon se kjo hapje duhet të bëhet duke ndjekur parimet e udhëzimeve që kemi ndarë me qeveritarët e tjerë.

Postimii i plotë:

Unë konfirmoj se të hënën në Lombardi – në mënyrë të sigurtë dhe në përputhje me rregullat – kemi ndërmend të hapim bare, restorante, parukierë dhe të gjitha aktivitetet e tjera për të cilat ishte planifikuar një ‘rifillim’ për në 18 maj.

Kjo do të duhet të bëhet duke ndjekur parimet e udhëzimeve që kemi ndarë me qeveritarët e tjerë.

Një diskutim me Presidentin Conte është ende në vazhdim.

Shpresojmë që Kryeministri dhe ministrat e tij më në fund do të na japin përgjigje të prerë dhe përfundimtarë.