Chelsea ‘magjik’ përballë Arsenalit, fitojnë trofeun në Europa League

487
Sigal

Chelsea është fitues i Europa League për edicionin 2018-2019. Blutë e Londrës fituan me lehtësi 4-1 finalen e luajtur në “Olympic Stadium” në Baku. 23 minuta të çmendura në pjesën e dytë kanë vendosur ndeshjen, duke i dhënë Sarrit trofeun e parë në karrierën, ndërkohë që Chelsea mori trofeun e dytë në këtë kompeticion.

Ndeshja do të niste më mirë për Arsenalin që do të krijonte disa mundësi të mira shënimi. Aubameyang dha sinjalin e parë në minutën e 9-të, ndërkohë që Lacazzette për pak sa fitoi një penallti disa minuta më vonë pas një aksioni të shpejt. Skuadra e Unay Emery provoi edhe me goditje nga distanca, teksa “bomba” e Granit Xhakës në minutën e 28-të, do të përkëdhelte shtyllën e traversën. Në fundin e pjesës së parë loja do të merrte një tjetër drejtim, pasi Chelsea do të zgjohej duke krijuar një mundësi të mirë shënimi me Giroud që do të ndalet nga portieri Cech.

Sulmuesi francez do të ishte protagonist në fillimin e pjesës së dytë, duke shënuar me kokë golin e avantazhit në minutën e 49-të. Skuadra e Sarrit merr kontrollin e ndeshjes, teksa në minutën e 60-të shënoi dhe goln e dytë me Pedron, i cili realizoi pas një pasimi të Hazard nga e majta. Emocionet nuk kishin të ndalur këtu, pasi Blutë e Lpndrës shënuan sërish pas 5 minutash me Hazard nga pika e bardhë. Arsenali nuk dorëzohet dhe futet sërish në lojë me Alex Iwobi, që do të shkurtonte shifrat, por pa festuar ende mirë golin, Giroud jep një pasim magjik për Hazard. Belgu realizoi me lehtësi duke i dhënë një goditje të rëndë skuadra së Emery./R.Lika-Koha Jone/

CHELSEA-ARSENAL 4-1
28’ Granit Xhaka lëshon një bombë të vërtetë nga distanca me të djathtën, teksa goditja e mesfushorit shqiptar për fatin e tij të keq vetëm përkëdhel traversën dhe më pas shkon jashtë

49’ 1-0 Chelsea e ka nisur më së miri pjesën e dytë ndaj Arsenalit. Blutë e Londrës kanë kaluar në avantazh me Giroud, pas një goditje të bukur me kokë të francezit brenda zonës.

60’ 2-0 Blutë e Londrës marrin zemër nga goli i parë, teksa do të arrijnë që të shënojnë edhe të dytin. Hazard pason në zonë për Pedron, i cili me një goditje të bukur me të majtën shënon në rrjetën e Cech.

65’ 3-0 Chelsea nuk ndalet, duke shënuar golin e tretë dhe të sigurisë nga pika e bardhë me Eden Hazard. Sulmuesi belg tregohet shumë i saktë

69’ 3-1 Arsenali reagon duke shënuar një gol shprese me Alex Iwobi

72’ 4-1 Oliver Giroud po zhvillon një mbrëmje magjike, teksa francezi bëhet protagonist duke dhuruar një pasim magjik për Hazard, i cili e ka të thjeshtë për të shënuar

https://streamable.com/9tixt