Chelsea gati të shpenzojë shumën marramendëse për yllin Juventin

300
Sigal

“Bombë” në merkato, që zbulohet nga Spanja mbi të ardhmen e Cristiano Ronaldos. Sipas asaj që bën të ditur Manolete, gazetari i AS, Chelsea është gati të vendosë dorën në portofol për të rikthyer CR7 në Premier League. Në detaje, për të shkëputur fenomenin portugez nga Juventus, Blues kanë për të vënë në tavolinë një ofertë prej 120 milionë euro. Shifër e rëndësishme që mund ti tundojë bardhezinjtë, që duhet të bëjnë llogaritë pas emergjencës koronavirus. Duke shitur CR7, Paratici me një lëvizje të vetme do të përfitonte para për të investuar në merkato, duke u liruar nga një rrogë e rëndë.

Për momentin bëhet fjalë për thashetheme, por është e qartë se me 120 milionë euro në tavolinë, ndonjë konsiderim Juventus mund ta bëjë mbi mundësinë për të shitur xhevahirin e tij të çmuar. Një xhevahir, i cili në shifra të tilla mund të sakrifikohet, në funksion të një projekti të ri.. E ndoshta vetëm pas një finale sezoni që mund ta mbyllë ciklin me një rezultat historik, duke lindur një linjë të re për bardhezinjtë, si në terma teknikë, ashtu edhe ekonomikë. “Portugezi ka jetuar në Madrid momentet e tij më të mira futbollistike e tani është momenti të ndryshojë ajër e të fitojë diçka diku tjetër”, shkruan Manolete, duke lëshuar një bombë në merkato. Priten zhvillime.