Champions League/ Zbulohet programi zyrtar i ndeshjeve

356
Sigal

Kompeticioni i Champions League ka ndryshuar programin këtë sezon për shkak të koronavirusit. Pandemia detyroi që të ndalonte topi për të paktën 3 muaj, për t’u rikthyer vetëm përpara pak kohësh. Megjithatë, shumica e kampionateve kanë shpëtuar, ashtu si edhe kompeticionet europiane. UEFA sot njoftoi datat për edicionin e Champions 2020-2021, pasi edicioni aktual do të mbarojë në fund të gushtit. Edicioni 2020-2021 do të fillojë me 20 tetor, ndërsa finalja do të luhet në Stamboll me 29 maj.

KALENDARI I PLOTË

Raundi i parë i fazës së grupeve – 20/21 tetor, 2020

Raundi i dytë i fazës së grupeve – 27/28 tetor, 2020

Raundi i tretë i fazës së grupeve – 3/4 nëntor, 2020

Raundi i katërt i fazës së grupeve – 24/25 nëntor, 2020

Raundi i pestë i fazës së grupeve – 1/2 dhjetor, 2020

Raundi i gjashtë i fazës së grupeve – 8/9 dhjetor, 2020

Raundi i 1/16 – Ndeshjet e para: 16/17 shkurt dhe 23/24 shkurt, 2021. Ndeshjet e kthimit: 9/10 mars dhe 16/17 mars, 2021

Çerekfinalet – Ndeshjet e para: 6/7 prill, 2021. Ndeshjet e kthimit: 13/14 prill, 2021

Gjysmëfinalet – Ndeshjet e para: 27/28 prill, 2021. Ndeshjet e kthimit: 4/5 maj, 2021

Finalja – 29 maj, 2021