Champions League/ Pioli: Na duhet karakter dhe mentalitet”

136
Sigal

Milani do të sfidojë Dinamon e Zagrebit në transfertë të martën në orën 21.00, në kuadër të Champions League. Para këtij takimi ka folur për mediat trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, duke vënë theksin se sa e rëndësishme do jetë fitorja në këtë 90 mintësh.

“Unë mendoj se të luash në një mjedis të ngrohtë është më motivues dhe stimulues se në situata të tjera. Stadiumi ku do të luajmë nesër do t’i japë kundërshtarëve tanë edhe më shumë energji, por tifozët tanë gjithashtu do të jenë aty. Ne e dimë se për të kapërcyer disa sfida duhet të kemi atë karakter dhe mentalitet për të qëndruar të fokusuar në lojën tonë”.

Çfarë mendoni për Dinamon e Zagrebit?

“Është një skuadër që mbrohet mirë dhe fillon shumë mirë. Ka një lojtar shumë të mirë si Petkoviç që rrit ekipin dhe një lojtar tjetër si Orsiç që është shumë i shpejtë. Të jesh kompakt dhe të jesh i kthjellët në tranzicione negative dhe pozitive do të jetë e rëndësishme nesër mbrëma”.

Cila është gjendja juaj e formës?

“Ne jemi mirë mendërisht dhe fizikisht. Ne e dimë rëndësinë e ndeshjes dhe e kemi përgatitur atë sa më mirë që mundemi”, është shprehur Pioli.