Peshëngritje/Arjeta Rade i siguron Shqipërisë medalje bronzi në Kampionatin Europian

217
Sigal

Peshëngritsja e KS Teuta, Arjeta Rade, arriti një rezultat të shkëlqyer në Kampionatin Europian të Shtangës që zhvillohet në Durrës.

Sportistja e talentuar durrsake mori medalje bronzi në shtytje (e treta) dhe e gjashta në shkëputje. Në dygarësh Rade u pozicionua e katërta në peshën 81 kg, kategoria U23. Një rezultat i shkëlqyer për shtagnisten e KS Teuta, e e cila stërvitet nga trajneri Besnik Psatha.

Kjo ishte medalja e parë e Shqipërisë në Europianin, që po zhvillohet në pallatin e sportit “Ramazan Njala”