Presidenti Ilir Meta uron “Dinamon” për kthimin në Superiore: Një emër i madh i futbollit tonë kombëtar

173
Sigal

Ditën e djeshme ekipi i Dinamos triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Vorës, duke i siguruar kështu në mënyrë automatike ngjitjen në Kategorinë Superiore pas 9 vitesh mungesë. Pas kësaj ngjarje, nuk kishte si të mungonte dhe urimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili përzemërsisht uron Dinamon për rikthimin në Superiore.

“Një emër i madh i futbollit tonë kombëtar, burim krenarie dhe simbol i vlerave më të mira sportive.”,- shprehet Kreu i Shtetit për ekipin “blu” të kryeqytetit.

Mesazhi i plotë urues i Presidentit Ilir Meta:

Shumë urime Dinamos për rikthimin në Superiore!

Një emër i madh i futbollit tonë kombëtar, burim krenarie dhe simbol i vlerave më të mira sportive.