Champions League/ Gabon Chelsea me Zenitin, Juventusi e mbyll grupin si kryesues

263
Sigal

Juventusi ka mbyllur grupin kualifikues në vendin e parë në renditje, duke siguruar praninë në vazon e më të mirëve.

Bardhezinjtë kanë qenë me fat sot, teksa kanë parë Chelsean të barazonte në transfertë në minutat shtesë duke i dorëzuar atyre pikërisht pozicionin e parë në renditje.

Juventusi mundi minimalisht 1-0 Malmoe falë golit të shpejtë të Kean, por nuk kishte fatin e grupit në dorën e vet, bardhezinjtë ishin me pikë të barabarta me Chelsean, por në disavantazh në ndeshjet direkte me anglezët.

Ndaj fati i kreut të grupit u vendos në ndeshjen e Chelseat në fushën e Zenit, ku kaluan shpejt në avantazh me Werner po pastaj u përmbysën nga vendasit.

Lukaku ktheu barazimin në pjesën e dytë dhe Werner la të mendohej me golin e tij të minutave të fundit se kampionët në fuqi do të shkonin të qetë në kreun e grupit.

Por Ozdoev në shtesën e sfidës shënoi golin e barazimit 3-3, që zbriti Chelsean bën vendin e dytë në grup dhe ia dorëzoi vendin e parë Juventusit.