Për pak muaj bëhen prindër për herë të dytë, por Kylie Jenner dhe Travis Scott janë ndarë?

296
Sigal

Kylie Jenner zbuloi pak javë më parë se ishte në pritje të fëmijës së dytë me Travis Scott.

Megjithëse miliarderja nuk ka dhënë detaje, fansat kanë spekuluar shpeshherë mbi gjininë e fëmijës që pritet të vijë në jetë.

Por, jo gjithçka shkon mirë mes saj dhe partnerit, të paktën sipas “W Magazine”, që shkroi se pavarësisht faktit se dyshja janë në pritje të fëmijës së dytë “ata nuk janë çift dhe nuk kanë qenë prej dy vitesh”. Artikulli i publikuar pretendon se Jenner dhe Scott thjesht janë shumë ‘rehat’ me njëri-tjetrin.

Megjithatë, Khloe Kardashian, motra e Kylie ka reaguar pas gjithë thashethemeve.

Ajo bëri një koment në një video që përmbledh artikullin për të vënë në dukje se nuk është kështu.

Ajo shprehet:

“Uau, nuk e di pse kjo revistë do ta shkruante këtë, por ata janë realisht një çift”.

Burime pranë tyre mbështetën pretendimet e Kardashian për “TMZ”, duke thënë se janë shumë “të përfshirë”.

Madje, Kylie është mbështetja më e madhe e Travis, sidomos pas tragjedisë në “Astroworld”, ku mbetën të vdekur dhjetë persona.

Image