Sigal

Mesfushori i njohur, Casemiro beson se largimi i Ronaldos është një mungesë e madhe, por nuk duhet përdorur si justifikim për humbjet. Klubi mretërori humbi 4-2 ndaj Atletico Madrid në Superkupën e Europës, në duelin e zhvilluar të mërkurën në Talin te Estonisë.

“Nuk mund të fshehim që Cristiano Ronaldo ka treguar këto vite se ka qenë më i miri në botë. Patjetër që na mungon, sepse do t’i mungonte çdo ekipi në botë, por ai i përket së kaluarës dhe ne nuk mund të vazhdojë të mendojmë për Ronaldo, apo ta mendojmë largimin e tij si një justifikim.

Lopetegui? Jemi ende në fillim. Ai po bën një punë të madhe dhe mbi të gjitha na ka dhënë besim se mund të fitojmë përsëri Champions League, edhe pse e kemi fituar katër herë në pesë vjet. Është trajneri i duhur për ne”, deklaroi mesfushori brazilian.