Bundesliga/ Gati oferta për talentin Haaland

294
Sigal

Erling Haaland u shfaq protagonist që në ndeshjen e parë pas rinisjes së sezonit në Bundesligë, duke shënuar një gol shumë të bukur Kaq ka mjaftuar që presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez ta rikthejë sërish vëmendjen ndaj sulmuesit.

Për këtë të fundit kreu i klubit madrilen ka patur një bisede telefonike me drejtorin ekzekutiv të verdhezinjve, Joachim Watzke. Një gjë të tillë e zbulon vetë Watzke, i cili është shprehur sa ka patur mesazhe të shumta që komplimentonin skuadrën për paraqitjen e bërë pas një ndalesë të gjatë, nga personazhe si Jurgen Kloop dhe Florentino Perez.

Drejtori Ekzekutiv i Dortmundit dhe kreu i madrilenëve kanë një raport shumë miqësore mes tyre, ndërkohë që siç vete Watzke e pohon, Perez e ka parë më me vëmendje sfidën, ndaj dhe pritet që shumë shpejtë ai të bëjë një ofertë konkrete.