Real Madrid triumfon në kampionat dhe ngushton diferencën me kreun

155
Sigal

Reali i Madridit ka përfituar nga barazimi i Atletikos ditën e djeshme, teksa ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Getafes.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndonëse madrilenët kishin disa raste shënimi. Pjesa e dytë filloi aty ku u mbyll e para, me Realin në sulm. Goli i avantazhit do të vinte në minutën e 60’, ku Benzema pas një asisti të marrë nga Vinisius Zhunior, ia del ta dërgojë topin  në rrjetë.

Vetëm 6 minuta më vonë, ishte Mendi që dyfishoi shifrat dhe shënoi golin e qetësisë, për t’i siguruar Realit një fitore shumë të rëndësishme, e cila e dërgon në kuotën e 46 pikëve në vendin e dytë, 5 pikë më pak se Atletiko kryesuese, e cila gjithsesi ka dy ndeshje më shumë për të zhvilluar.