Tifozët e Juventus kundër Bonucci-t: Nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë lider!

106
Sigal

Te Juventus duket se asgjë nuk po funksionon dhe si të mos mjaftonte ecuria e dobët në fillimin e sezonit, tani ka krisje midis skuadrës dhe tifozëve.

Këta të fundit i kanë dalë kundër të gjithë klubit, e për më tepër kanë “shenjëstruar” Leonardo Bonucci-n.

Në momentin ndoshta më të vështirë të Juventus, “Curva Sud Juventus” përmes një komunikate për mediat, fokusohet te ndeshja ndaj Benfica-s dhe Monza-s, në të cilat, skuadra shkoi te tifozët, në “heshtje”, duke kërkuar ndjesë për formën e treguar.

Në postimin e publikuar në Facebook, Curva Sud drejton gishtin në veçanti nga Leonardo Bonucci .

“Jemi dëshmitarë të skenave që nuk i kuptojmë dhe na bëjnë të qeshim, ose më saktë skena qesharake të konceptuara nga ata që e vendosin veten si drejtues, por sillen si një viktimë sakrifikuese. Bonucci KURRË  NUK KA QENË DHE KURRË NUK DO TË JETË LIDER, as te Interi, as në Treviso, as në Pisa, as në Bari, në Milano, e aq më pak në Juventus… dhe si ai janë të gjithë të tjerët që e mbështesin… Në këtë moment konfuzioni të përgjithshëm, ku si mes lojtarëve, ashtu edhe në klub, por edhe te ne, jemi dëshmitarë të një momenti që përkufizohet si anarki totale, ku kushdo që dëshiron, nga ana tjetër, qëndron si njohës, lider dhe menaxher pa pasur karizma apo edhe njohjen e njerëzve apo atyre që e njohin mjedisin prej vitesh. Nëse ka peshore hierarkike do të ketë një arsye, një ushtar i mirë nuk është domosdoshmërisht një udhëheqës i mirë…Sjellja e lojtarëve profesionistë si ‘viktima’ sakrifikuese duke parë “Curva Sud” ndërsa i shajnë dhe i ofendojnë, duke krijuar një legjitimitet për sfidën një muaj para fillimit të sezonit është THJESHT ABSURD… rezultatet mund të jenë nga formimi i një grupi të dobët, me negativitet dhe viktimizim. Pikërisht e kundërta e asaj që duhet në sport, veçanërisht në këto nivele dhe në një sport ekipor. Kush e di se me cilët lojtarë flasin dhe kush u thotë të bëjnë gjëra që janë jashtë profesionit dhe njohurive të tyre… Ju po i bëni më shumë dëm shokëve tuaj të skuadrës dhe ekipit,  trajnerit që është i paaftë. Roli i ultrasve (të vërtetëve) është të mbështesë ekipin për aq kohë sa të jetë e mundur… dhe nëse ju (disa lojtarë) duhet të jeni krijuesit e kësaj ‘ndyrësie’ duhet të keni turp, nëse përkundrazi po e bëni këtë nga injoranca ose QËLLIMET PERSONALE: ndaloni dhe DINI se jeni gabim në këtë rrugë dhe kohë…”.