Protesta për Teatrin, ndalohet nga policia në Elbasan ish-kryebashkiaku së PD-së

37

Burime bëjnë me dije se është ndaluar nga policia në Elbasan ish-kryetari i bashkisë së Pogradecit i Partisë Demokartike Eduart Kapri.

Kapri ishte nisur më mbështetës të partisë Demokratike për protestën e thirrur nga Aleanca për mbrojtjen e Teatrit në Tiranë, protestë për të cilën opozita ka dalë hapur se do të jetë në mbështetje.

Mësohet se Kapri është gjobitur me 1 milionë lekë të vjetra nga policia, ndërkohë që thuhet se janë ndaluar nga policia edhe qytetarë të tjerë.

Ndërkohë ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi i cili ndodhet në kryqëzimin e Bradasheshit në Elbasan në një intervistë për Fax News tha se janë ndaluar edhe shoferë të cilët tranportonin mallra.