Pak para protestës, Presidenti Meta pret tek Pallati i Brigadave ambasadorët e BE-së

283
Sigal

Në një kohë kur në qendër të debatit publik është shembja e Teatrit Kombëtar, që solli reagime të ashpra nga artistët, shoqëria civile, qytetarët, të mbështetur dhe nga opozita, presidenti Ilir Meta po mban një takim me ambasadorë të BE në vendin tonë.
Takimi mes kreut të shtetit dhe 4 diplomatë të huaj, nga vendet e BE, po mbahet në Pallatin e Brigadave.

Padyshim që në fokus të takimit të tyre është situata që po përjeton vendi ynë.

Kujtojmë se sot në orën 16:30, është njoftuar një protestë kundër shembjes së teatrit, ku do të marrin pjesë artistë e shoqëria civile, madje dhe përfaqësues të opozitës.