Briken Çalja korr sukses në Rusi, merr dy medalje në Europianin e Peshëngritjes (FOTO)

304
Sigal

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja, ka korrur sukses në Rusi. Ai arriti që të fitojë dy medalje në Evropianin e Peshëngritjes, që po zhvillohet në Moskë.

Sportisti nga Elbasani fitoi medalje argjendi në shtytje, në kategorinë 73 kg. Kurse në dygarësh, Briken Çalja fitoi medalje bronzi.

Në podium, organizatorët i kishin marrë të gjitha masat kundër përhapjes së Covid-19, me peshëngritësit dhe vajzat që dorëzojnë medaljet, të gjithë me maska.