LSI Durrës, Kontjana Kuçi: Krye-mashtruesin në largim Durrësi e lë pa gjumë.

214
Sigal

Me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, Kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi është shprehur se Krye-mashtruesin në largim, Durrësi e lë pa gjumë.

“Kudo që të jetë në zonat e Shqipërisë frika e madhe e kthen tek Durrësi, e bën sikur interesohet e pyet kandidatët që vijnë një herë në katër vjet (e kur vinë, vinë për të ngrënë peshk me oligarkët) se si është Durrësi. Bën sikur interesohet për infermierët dhe mësuesit ndërkohë vëmendja e tij ndaj tyre u pa gjatë pandemisë kur i la bluzat e bardha pa pajisje mbrojtëse, shkollat pa kushte sigurie dhe figurën e mësuesit e ka mëkëmbur e ofenduar duke u kërkuar secilit lista votuesish.”,- shprehet Kuçi në postimin e saj.

 

Postimi i saj i plotë:

Krye-mashtruesin në largim Durrësi e lë pa gjumë.
Makthi i tij më i madh është Durrësi.
Kudo që të jetë në zonat e Shqipërisë frika e madhe e kthen tek Durrësi, e bën sikur interesohet e pyet kandidatët që vijnë një herë në katër vjet (e kur vinë, vinë për të ngrënë peshk me oligarkët) se si është Durrësi.
Bën sikur interesohet për infermierët dhe mësuesit ndërkohë vëmendja e tij ndaj tyre u pa gjatë pandemisë kur i la bluzat e bardha pa pajisje mbrojtëse, shkollat pa kushte sigurie dhe figurën e mësuesit e ka mëkëmbur e ofenduar duke u kërkuar secilit lista votuesish.
Infermierët dhe mësuesit do jenë ndëshkimi i tij, bashkë me qytetarët e thjeshtë të Durrësit që u braktisën nga qeveria e krye-gënjeshtarit në ditët e tyre më të vështira.
I dhemb Durrësi. E ka mendjen tek Durrësi sepse largimi i tij do vijë nga Durrësi.
Kontjana Kuçi
Kryetare e LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI