Rrjeti Europian i Organizatave të Monitorimit të Zgjedhjeve nis aktivitetin në Shqipëri

307
Sigal

Më 25 prill, në Shqipëri mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.Partia Socialiste kërkon një mandat të tretë, ndërsa opozita, e përbërë nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe disa parti të tjera, kërkojnë të marrin drejtimin e vendit për 4 vitet e ardhshme. ENEMO (Rrjeti Europian i Organizatave të Monitorimit të Zgjedhjeve) Misioni Ndërkombëtar për  Vëzhgimin e Zgjedhjeve (IEOM) në Shqipëri per Zgjedhjet Parlamentare të 25 Prill 2021 do të organizojë një konferencë për shtyp të Mërkurën, 7 Prill 2021 në 13.00, në ambientet e “Rogner Hotel Tirana”, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, 1001, Tirana »
Kjo konferencë për shtyp është organizuar me qëllim për të njoftuar fillimin e misionit të ENEMO dhe planet e observimit.

Prezantuesit gjatë Konferencës për Shtyp do të jenë:

Dr. Gianluca Passarelli, Kreu i Misionit,
Mr. Pierre Peytier, Zëvendës Kreu i Misionit