Bota e sportit i ktheu shpinën Rusisë, kush është sponsori zyrtar rus që Barcelona po e fsheh (FOTO)

252
Sigal

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, bota e sportit i ka kthyer shpinën çdo gjëje që lidhet me vendin që kryeson Vladimir Putin.

FIFA, UEFA apo ekipe si Schalke apo Everton kanë ndërprerë marrëdhëniet me kompanitë ruse sponsorizuese, madje duke i penguar ato të marrin pjesë në garat ndërkombëtare, marrë nga Sport.

Megjithatë, është tronditëse që Barcelona nuk e ka bërë ende këtë me 1xBet, një bastvënës rus.

Klubi i Barçës nënshkroi një marrëveshje sponsorizimi me kompaninë me origjinë ruse në vitin 2019, ende nën mandatin e Josep Maria Bartomeu.

Megjithatë, edhe sot e kësaj dite, 1xBet vazhdon të shfaqet në faqen e internetit të klubit si sponsor zyrtar i klubit.

Është e vërtetë që klubi nuk e zbulon origjinën e sponsorit në fjalë.