“Bomba” që mund të ndryshojë futbollin europian: Gjithçka që duhet të dini mbi Superligën

56
Sigal

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) reagoi ashpër ndaj lajmit të nisjes së Superligës të themeluar nga 12 të mëdhenjtë e futbollit europian.

Manchester United, Liverpool, Arsenal, Chelsea, Tottenham, Manchester City, Barcelona, ​​Real Madrid, Atletico Madrid, Juventus, Inter dhe Milan kanë nënshkruar një fillim të Superligës në të cilën do të marrin pjesë 20 klube elitare evropiane.

Por UEFA, në bashkëpunim me federatat angleze, spanjolle dhe italiane, reaguan me një deklaratë të ashpër duke kërcënuar dhe me ndëshkime drastike.

“Nëse kjo ndodh, ne duam të përsërisim se – UEFA, FA Angleze, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) dhe La Liga, Federata Italiane (FIGC) dhe Seria A, por edhe FIFA dhe të gjithë anëtarët tanë, do të qëndrojnë të bashkuar në përpjekjet për të ndaluar këtë projekt cinik, një projekt i bazuar në interesat e ngushta të disa klubeve në një kohë kur shoqëria ka nevojë për solidaritet më shumë se kurrë”, tha organizata ombrellë e futbollit e “Kontinentit të Vjetër”.

“Ne do të shqyrtojmë të gjitha masat në dispozicion për ne, në të gjitha nivelet, si gjyqësore dhe sportive, për të parandaluar që kjo të ndodhë. Futbolli bazohet në gara të hapura dhe merita sportive, nuk mund të jetë ndryshe”, shtoi UEFA.

UEFA ka kërcënuar gjigantët rebelë se ata do të përjashtohen nga gara vendase dhe kompeticione të tjera europiane nëse fillojnë një kampionat të tyre dhe lojtarëve të tyre mund t’u mohohet mundësia të përfaqësojnë ekipet e tyre kombëtare.

“Ne falënderojmë klubet në vendet e tjera, veçanërisht klubet franceze dhe gjermane, të cilët refuzuan të aplikojnë për këtë. Ne ftojmë të gjithë tifozët e futbollit dhe politikanët që të bashkohen me ne në luftën kundër një projekti të tillë nëse shpallet”, tha UEFA.

Ferguson kritikon fillimin e Superligës

Ikona britanike e futbollit më me shumë trofe, Alex Ferguson, ka kritikuar idenë e një Super League në të cilën janë përfshirë edhe gjashtë Premier League, edhe Manchester Unitedi i tij.

“Të flasësh për Superligën është një largim nga 70 vitet e futbollit evropian të klubeve”, i tha ai Reuters.

“Everton po shpenzon 500 milion euro për të ndërtuar një stadium të ri me ambicien për të luajtur në Champions League. Tifozët në të gjithë botën e duan eventin siç është”, tha Ferguson.

“Nuk jam i sigurt që Manchester United është i përfshirë në këtë sepse nuk jam pjesë e procesit të vendimmarrjes”, shtoi Ferguson, i cili udhëhoqi “Djajtë e Kuq” për 26 vjet, duke fituar deri në 38 trofe, përfshirë 13 tituj të Premier League dhe dy Ligat e Kampionëve.

Ish-kapiteni i United Gary Neville, ndërsa raportonte për ndeshjen Manchester United – Burnley, gjithashtu kritikoi ashpër planet për një Super League.

“Unë mendoj se bërja e këtij propozimi në mes të COVID, në mes të krizës ekonomike, është një skandal absolut”, tha ai.

“United dhe pjesa tjetër e klubeve të ‘Big Six’ që janë regjistruar në Super League kundër pjesës tjetër të Premier League duhet të turpërohen, ata duhet të privohen nga pikët”, tha një Neville i zhgënjyer.

Edhe politika kundër

Nisma u kritikua gjithashtu nga kryeministri britanik Boris Johnson, i cili tha se planet ishin “shumë të këqija për futbollin”, ndërsa Presidenti francez Emmanuel Macron mbështeti klubet franceze të mos marrin pjesë.

Shoqata e Tifozëve të Futbollit vlerësoi se planet ishin të motivuara “ekskluzivisht nga lakmia cinike”.

Grupet e tifozëve të të gjashtë klubeve angleze e kundërshtojnë fuqimisht Superligën dhe në deklarata ranë dakord që ESL do të ishte katastrofike për futbollin.

Gjigantët nuk dorëzohen

Florentino Perez, presidenti i Real Madrid dhe drejtori i parë i Super League, tha: “Ne do ta ndihmojmë futbollin në çdo nivel dhe do ta vendosim atë në një vend të merituar në botë. Futbolli është sporti i vetëm në botë me më shumë se katër miliardë tifozë dhe është përgjegjësia jonë, si klube të mëdha, të plotësojmë dëshirat e tyre.”

ESL njoftoi se klubet themeluese ranë dakord të krijojnë një garë të re që do të luhet në mes të javës, ndërsa ekipet do të luajnë paralelisht në kampionatet e tyre.

Shtohet se sezoni i parë do të luhet “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Edhe pas kritikave të shumta, ata nuk e ndryshuan pozicionin e tyre, por vazhduan në të njëjtin drejtim me një deklaratë.

“Klubet themeluese duan të mbajnë një takim me UEFA-n dhe FIFA-n, në mënyrë që të mund të punojmë së bashku në një partneritet për të krijuar rezultatin më të mirë të mundshëm për kampionatin dhe futbollin në tërësi”, thuhet deklarata.

Kjo temë u hap në tetor dhe banka e Wall Street JPMorgan po merr pjesë në krijimin e këtij eventi të ri me vlerë më shumë se 5 miliardë euro që do të zëvendësonte Ligën e Kampionëve ekzistuese.

UEFA shpreson që plani për Ligën e Kampionëve me 36 klube, i cili duhet të konfirmohet sot, mund të parandalojë formimin e Superligës.

Sidoqoftë, 12 klubet që themeluan Super League nuk besojnë se reformat në formën e zgjerimit janë të mjaftueshme.

Ata vlerësojnë se pandemia COVID-19 “përshpejtoi paqëndrueshmërinë në modelin ekzistues ekonomik evropian”.

“Në muajt e fundit, janë zhvilluar bisedime intensive me faktorë të rëndësishëm të futbollit për të ardhmen e garave europiane”, shtoi ESL.

Formati i garës

Edhe pse Superliga është themeluar nga 12 klube, gara do të ketë 20 klube – përfshirë tre klube të tjera, që së shpejti do të bashkohen dhe pesë klube të tjera që do të kualifikohen çdo vit bazuar në arritjet në kampionatet vendase.

Super League duhet të fillojë në gusht të çdo viti, ndeshjet do të luhen të martën dhe të mërkurën, ku ekipet do të ndahen në dy grupe, me 18 ndeshje të garantuara.

Tre ekipet e para nga secili grup do të kualifikoheshin drejtpërdrejt për çerekfinale, ndërsa vendet e katërt dhe të pestë do të luanin playoff.

Nga kjo, formati do të ishte i njëjtë si në Champions League – eliminimet, dhe finalet do të luhen në maj në një stadium neutral.

Superliga pretendon se ky sistem do të bëjë më shumë para sesa Champions League dhe mundëson që klubet të fitojnë më shumë nga gara.

Drejtori i parë i Superligës është presidenti i Real Madrid Florentino Perez, dhe krah tij janë Joel Glazer, një nga drejtorët në Manchester United dhe Andrea Agnelli, bosi i Juventusit.