Sondazhet, ‘LSI nuk na intereson’, Klajda Gjosha: Ja si janë bërë sondazhet për këto zgjedhje, janë pyetur vetëm për PD dhe PS

212
Sigal

Në emisionin ‘Opinion’ teksa ka folur për sondazhet Klajda Gjosha u shpreh se i vetmi sondazh që është zhvilluar dhe që janë pyetur qytetarët vetëm nëse do të votonin PS apo PD pa e përfshirë LSI në sondazh në mënyrë të qëllimshme. Për këtë fakt sipas Gjoshës mjafton të pyesni qytetatët.

Pjesë nga fjalët e Klajda Gjoshës: 

‘Meqë kemi diskutuar pak shumë sondazhet, unë dua të ndaj me ju vetëm një informacion, unë nuk e di se sa në dijeni jeni se gjatë këtyre dy javëve të fundit, i vetmi sondazh që është kryer është: A do votoni Partinë Socialiste apo atë Demokratike? Dhe me thënë të drejtën, ka shumë qytetarë që janë të indinjuar, sepse përgjigja që kanë dashur të japin është: LSI, dhe kur kanë tentuar ta japin i kanë thënë: Nuk na intereson, PD apo PS? Dhe ky nuk mund të jetë sondazh. Këto janë sondazhet që dalin sot në këtë vend, dhe kjo është lehtësisht e vërtetueshme dhe tregon qartë se si del në fakt rezultati i LSI-së në këto sondazhe që ne shohim. Është e vërtetueshme dhe ju mjafton të pyesni vetëm disa qytetarë, pasi ka shumë të tillë që janë pyetur me telefonata’.

‘Ja kur kam menduar largimin nga Shqipëria, Gjosha: Një brez i tërë e mendon, unë nuk dua të iki, ne si politikanë duhet të rikthejmë shpresën

E pyetur nëse e kishte menduar ndonjëherë largimin nga Shqipëria, e ftuar në ‘Opinion’ së bashku me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, ish ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha tha se e ka menduar në një moment por sot është e bindur për të qëndruar në Shqipëri. Ajo tha se do që të ndërtojë një Shqipëri europiane dhe të rikthejë shpresën në Shqipëri.

Nuk besoj se ka të rinj në këtë vend ashtu si dhe unë në disa momente që nuk e ka menduar largimin nga Shqipëria fatkeqësisht. Momenti kur e kam ri menduar është kur kam bërë dy fëmijët e mi. Sepse këtu jemi kthyer në një vështirësi të jashtëzakonshme jetese, pasiguria për jetën, pasiguria për ti arsimuar ata mirë, pjesa e shëndetësisë, që të vret jashtëzakonisht shumë. Dhe kur flas për këtë gjë nuk flas vetëm për veten time. Flas për një brez të tërë që unë përfaqësoj por edhe më të rinj se unë, që realisht çdo ditë të jetës së tyre në Shqipëri mendojnë largimin nga Shqipëria dhe kjo është në masë sot. Dhe nëse ka një gjë që duhet të bëjmë ne si politikanë sot është rikthimi i shpresës. Unë nuk dua të iki, dua të qëndroj këtu, dua ta ndërtoj atë Shqipërinë evropiane pikërisht këtu me ato forcat e mia. Por patjetër duhet të të jepet mundësia, mua më është dhënë, por dua që sistemi të funksionojë mirë. Dua që mentalitetit i qeverisjes të ndryshojë. Dua të ketë normalitet në qeverisje dhe jo propagandë dhe shoë. Sepse jemi të gjithë jashtëzakonisht shumë të lodhur.