Bie pista spanjolle, por tani Muriqi mund të luajë në grupet e Ligës së Kampioneve me…

149
Sigal

Vedat Muriqi nuk do të kthehet te Majorka. Kjo është konfirmuar nga drejtuesit e klubit spanjoll të cilët kanë bërë të ditur se nuk mund të blejnë kartonin e lojtarit nga Lacio. Por gjithsesi, sulmuesi i përfaqësues së Kosovës mbetet një emër i kërkuar në merkato dhe shumë shpejt në zyrat e Lacios ka mbërritur një ofertë tjetër për të.

Sipas “Sky Sport”, për lojtarin tashmë interesohet klub i kampion i Belgjikës, Klub Bryzh, i cili kërkon të përforcojë radhët e tij për këtë edicion ku kërkojë të rikonfirmohet në kampionat dhe të bëjë hapa të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

Bisedimet me Lacion janë për blerjen përfundimtare të kartonit të Muriqit dhe jo për huazim, ndërsa palët po diskutojnë intensivisht në këto orë për të ardhmen e lojtarit. Pista belge do të ishte mjaft e rëndësishme për sulmuesin e Kosovës, pasi me këtë klub në këtë edicion do të kishte mundësinë që të luante në Ligën e Kampioneve ku Klub Bryzh merr pjesë direkt në fazën në grupe të turneut.