Bie Partizani, Tirana dhe Kukësi marrin komandën në krye.

528
Sigal

Kjo javë e 12-ë e kampionatit shqiptar, solli shumë ndryshime në renditje po ashtu edhe në rekorde sepse pas nëntë ndeshjesh pa pësuar gol, Partizani thyhet në Korçë duke u mundur nga Skënderbeu 3-0, ndërsa Elbasani arrin fitoren e dytë këtë sezon duke shkuar në 6 pikë që i japin disi shpresë se mund të shpëtojë nga rënia në kategorinë e parë, në fund të këtij sezoni. Dje u luajtën edhe dy takimet e ngelura, me Kukësi – Laçi që nisën ditën në ora 13:00, në një fitore të vyer për kuksianët që arritën ta dërgonin në katër numrin e fitoreve rresht. Fitorja erdhi me një rezultat të ngushtë 1-0, ashtu si edhe Tirana bashkëkryesuese ndaj Vllaznisë, duke arritur kështu që të kthehej pas disa javësh përsëri në krye të renditjes. Ndeshja tjetër e ditës së djeshme ishte mes Apolonisë dhe Flamurtarit, e ndarë në barazim 1-1, ku përsëri Fierakët arrijnë të tregojnë “dhëmbët” para skuadrave të mëdha, e për më tepër merr edhe pikë. Ky barazim vlen shumë për Apoloninë që arrin të marrë pikë në një ndeshje relativisht të vështirë. Ndërkohë që Flamurtari akoma nuk po e gjen formën e duhur për tu rikthyer tek fitorja, diçka që e tregoi edhe në ndeshjen e djeshme, edhe pse duhet thënë që luajti me 10 futbollistë që nga minuta e 26-ë e pjesës së parë. Kryendeshja e kësaj jave ishte mes Skënderbeut dhe Partizanit, në një takim që ishte për rekorde dhe për titull e në fund triumfuan vendasit që arritën të ndërprisnin ecurinë pozitive të të kuqve, me 9 ndeshje rresht që nuk pësonin gol. Ndeshja mori më shumë anën e Skënderbeut që e gjeten veten në epërsi numerike dy herë, duke përfituar çdo mundësi që lejoi mbrojtja kundërshtare për të shënuar tre gola. Kjo humbje e dërgon Partizanin në vendin e 4-t, nga i pari që ishte, e para vetes ka Skënderbeu por me të njëjtën kuotë pikësh dhe Kukësin e Tiranën që kanë një pikë më shumë duke u renditur të parat. Pikërisht skuadra kryesuese e kësaj jave,Tirana, duke përfituar nga humbja e Partizanit dhe nga fitorja që mori ndaj Vllaznisë, e riktheu veten edhe një herë në krye të tabelës. Fitorja me shkodranët erdhi me një rezultat të ngushtë, 1-0 por që në fund të fundit i dhanë tre pikë bashkë me vendin e parë, ndërkohë që Vllaznia e gjen veten përsëri në humbje, duke mbledhur jo pak por plot gjashtë të tilla rresht, rezultate tejet negative që e rrezikojnë shumë ecurinë e mëtejshme të kësaj skuadre, që nëse nuk arrin të kthehet tek rezultatet e fillim sezonit do ta ketë të vështirë rikuperimin e pikëve. Në fakt, në të dy ndeshjet e mësipërme rezultati edhe mund të ishte i pritshëm, por jo në takimin Teuta – Elbasani, ku vendasit humbën 2-0 ndaj Elbasanit, në një ndeshje që ju dha fitoren e dytë për këtë sezon verdhebluvë. Humbja vjen e hidhur për Teutë, që pas një seri ndeshjesh pozitive, më saktë dy fitore, nuk arrin dot të mbajë ritmin ndaj skuadrës që çmohet si më e dobëta e këtij sezoni deri më tani. Durrsakët e gjejnë veten në vendin e 7-ë me 13 pikë, ndërsa Elbasani vazhdon të shpresojë në rezultate të tjera pozitive, edhe pse ndeshjen e ardhshme e ka ndaj Tiranës. Superliga do të marrë një pushim për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, për t’u rikthyer pas dy javësh, me 22 nëntor.

Teuta 0-2 Elbasani

Tirana 1-0 Vllaznia

Skënderbeu 3-0 Partizani

Kukësi 1-0 Laçi

Apolonia Flamurtari

  Skuadra Nd F B H P
1 Tirana 12 7 4 1 25
2 Kukësi 12 8 1 3 25
3 Skënderbeu 12 7 3 2 24
4 Partizani 12 7 3 2 24
5 Laçi 12 4 4 4 16
6 Flamurtari 12 3 6 3 15
7 Teuta 12 4 1 7 13
8 Vllaznia 12 3 2 7 8
9 Apolonia 12 2 2 8 8
10 Elbasani 12 2 0 10 6

Kategoria e Parë/ Grupi A nuk e ndryshon renditjen, Dinamo merr kryesimin e B-së

Java e gjashtë e kampionatit të Kategorisë së parë pa pak ndryshime në renditjen e përgjithshme, ku përsëri Besëlidhja dhe Mamurrasi “bëjnë ligjin” të vetme, me pikë të barabarta dhe me rezultate të barabarta, pasi përsëri fituan ndaj kundërshtarëve më të njëjtin rezultat, 2-1. Besëlidhja pati një ndeshje shumë të mirë, ku ndër të gjitha arriti që të merrte edhe një fitore në një fushë shumë të vështirë dhe kundër Besës që ishte shumë e mobilizuar që të arrinte një rezultat pozitiv. Të njëjtën gjë bëri edhe Mamurrasi që arriti të merrte një fitore të vyer 2-1, ndaj Veleçikut. Mamurrasi ia doli që të ruante edhe në këtë ndeshje të njëjtën ecuri me pretendenten tjetër kryesore të këtij grupi. Kamza dhe Iliria ruajtën të njëjtat pozita në barazimin e tyre 1-1, me këtë rezultat që i kushtoi më shumë Kamzës që nuk shkon më shumë se 5 pikë në renditjen e përgjithshme, ndërkohë që Iliria është në kuotën e 8 pikëve. Kastrioti bën çudinë me Burrelin duke e mundur me rezultat të ngushtë 1-0, por që përsëri me këtë rezultat arrin të lërë pas tre skuadra në renditje duke u pozicionuar e 7-ta. Ndeshja përmbyllëse e këtij grupi është mes Tërbunit dhe Adës, ku fitorja dukej e padiskutueshme për pukianët që ndodhen në një formë shumë të mirë sportive, dhe përballja me vendin e fundit të renditjes nuk dukej të sillte shumë probleme për ta. Fitorja 2-1 e ngjit Tërbunin në shkallën e tretë të renditjes, duke u pozicinuar direkt pas dy të parave, me 2 pikë më pak. Ndërkohë në grupin B, situata është më ndryshe pasi kemi një ndryshim të renditjes, me Dinamon që prin në krye pas fitores që arriti por edhe pas gabimeve që bënë kundërshtarët. Dinamo në fakt, javët e fundit ka treguar se është pretendente reale për të rrëmbyer vendin e parë në fund të këtij sezoni, çka do i garantonte edhe rikthimin në Superlige. Fitorja 3-1 me Shkumbinin i dha mundësinë të grumbullonte 12 pikë, një më shumë sesa Butrinti i vendit të dytë, që nuk ja doli të shkonte më shumë sesa një barazim pa gola ndaj Lushnjës. Humbja e dy pikëve me këtë barazim, është e barazvlefshme me humbjen edhe të renditjes pas disa javëve kryesim.  Në fakt ndeshja me Lushnjën pritej të ishte e vështirë dhe ashtu ndodhi, pasi lushnjarët kanë treguar gjatë gjithë këtij fillim sezoni se janë një skuadër shumë e vështirë për tu mundur. Skuadra tjetër që humbi terren këtë javë është Bylis që barazoi me Tomorrin në stadiumin e këtyre të fundit, duke mos qëndruar në të njëjtin hap me skuadrat pretendente. Beratasit ndodhen aktualisht më lart në renditje, pasi janë në vendin e katërt me 9 pikë, një më shumë se Bylis. Ndeshja mes Sopotit dhe Pogradecit u mbyll me fitoren e merituar të vendasve 1-0, duke u renditur kështu në vendin e tretë të renditjes, dy pikë më pak se Dinamo i vendit të parë. Kjo ndeshje shkoi ashtu siç u mendua, shumë e vështirë për të dyja skuadrat, por që në fund triumfues ishte Sopoti. Ndeshja e fundit për këtë grup ishte ajo mes Luftëtarit dhe Naftëtarit, me gjirokastritët që arritën të fitonin 1-0, fitore që vlen jo vetëm tre pikë, por edhe largimin nga zona e “ftohtë”, aty ku ndodhen skuadrat që rrezikojnë të bien nga kategoria.

Grupi A

Besa 1-2 Besëlidhja

Mamurrasi 2-1 Veleçiku

Kastrioti 1-0 Burreli

Kamza 1-1 Iliria

Tërbuni 2-1 Ada

Grupi B

Dinamo 3-1 Shkumbini

Butrinti 0-0 Lushnja

Luftëtari 1-0 Naftëtari

Tomorri 1-1 Bylis

Sopoti 1-0 Pogradeci

Grupi A

  Skuadra Nd F B H P
1 Besëlidhja 6 5 1 0 16
2 Mamurrasi 6 5 1 0 16
3 Tërbuni 6 4 2 0 14
4 Veleçiku 6 3 0 3 9
5 Iliria 6 2 2 2 8
6 Kamza 6 1 2 3 5
7 Kastrioti 6 1 2 3 5
8 Besa 6 0 4 2 4
9 Burreli 6 1 0 5 3
10 Ada 6 1 0 5 3

  Skuadra Nd F B H P
1 Dinamo Tirana 6 3 3 0 12
2 Butrinti Sarandë 6 3 2 1 11
3 Sopoti Librazhd 6 2 4 0 10
4 Tomori Berat 6 2 3 1 9
5 Lushnja 6 2 2 2 8
6 Bylis Ballsh 6 2 2 2 8
7 Pogradeci 6 2 2 2 8
8 Luftëtari Gjir… 6 2 1 3 7
9 Shkumbini Peqin 6 1 0 5 3
10 Naftëtari Kuçovë 6 0 3 3 3
  Skuadra Nd F B H P
1 Dinamo Tirana 6 3 3 0 12
2 Butrinti Sarandë 6 3 2 1 11
3 Sopoti Librazhd 6 2 4 0 10
4 Tomori Berat 6 2 3 1 9
5 Lushnja 6 2 2 2 8
6 Bylis Ballsh 6 2 2 2 8
7 Pogradeci 6 2 2 2 8
8 Luftëtari Gjir… 6 2 1 3 7
9 Shkumbini Peqin 6 1 0 5 3
10 Naftëtari Kuçovë 6 0 3 3 3