Sigal

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi ishte i pranishëm në konferencën për shtyp së bashku me kapitenin, në prag të sfidës ndaj Skocisë që do të zhvillohet ditën e nesërme në stadiumin “Loro Boriçi”.

Probleme në mbrojtje, por edhe në sulm. Çfarë ka menduar Panuçi për nesër?

Ndeshja duhet punuar për të shënuar. Në Izrael kemi pasur raste, pavarësisht finalizimit. Kemi taktika që do të përshtaten me ndeshjen. Shpresojmë në fitore. Që kur kam qenë këtu, i kam inkurajuar lojtarët. Pyetni kapitenit, nuk i kam kërkuar të mbrohen, por gjithmonë me ekuilibër, i kam kërkuar që të luajnë sa më shuam ofensiv, nesër do t’i kërkoj të fitojnë.

Grezda dhe Ndoj do të jenë nesër?

Grezda është stërvitur gjithë javën, dje ka kërkuar të luajë. Ndoji mendoj se ka ende disa probleme.

Balaj do të jetë nga minuta e parë, pasi gjendet në shtëpinë e tij?

Do e shohim nesër, por nëse e vendos marrja pjesë tifozeria shkodrane, atëherë do të jetë shumë mirë.

2018 ishte më i keqi për Shqipërinë në 10 vitet e fundit. Si e mendoni?

Është e vërtetë që është vit i keq. Duhet ta përmbysim situatën, por di që përveç Kosovës dhe Ukrainës, ku ishim pak konkurrues, në ndeshjet e tjera kemi pësuar në goditje standarde. Nuk është një moment pozitiv për ne.

Presidenti Duka deklaroi se dy ndeshjet e radhës janë vendimtare për të ardhmen e Panuçit, ndiheni në presion?

Nuk e ka thënë Duka, e ka thënë Panorama Sport. Unë bëj punën time me seriozitet, dhe Panorama Sport nuk më vë në presion.

Si mund të fitohet?

Duhet një gol më shumë, kaq.

Komunikimi në skuadër…

Është e vërtetë, skuadra nuk komunikon shumë. Duhet ta bëjnë më shumë, këtë e dinë edhe lojtarët. Nëse arrijnë ta bëjnë, do të jetë shumë mirë. Shpresojmë që nesër të shohim çunat që të flasin më shumë, do i ndihmojë shumë me rezultatin.

Si do i zëvendësoni Bashën dhe Hysajn?

Do i ndërroj me dy lojtarë të tjerë. Formacionin do e shihni nesër në fushë. Duke shpresuar të mos gabojmë.

Do jetë fat Loro Boriçi?

Nuk është punë fati, se me Italinë humbëm. Shpresoj që këtë radhë të në sjellë pak fat.

Skocia ka shumë mungesa gjithashtu…

Ne kemi hedhur në erë një grup, djemtë duhet ta kuptojnë e të ndërgjegjësohen se është puna jonë. Kemi bërë një ndeshje të mirë në Izrael, por kthyem me zero pikë, e vërtetë që qesh, pro brenda meje jam zjarr, nuk më pëlqen. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për situatën.

Situata në ekip…Të vjen keq që skuadra u dorëzua në Izrael

Situata nuk është e mirë, dhe djemtë e dinë që ka pasur shumë ndryshime. Duhet të ketë shumë vëmendje në ndeshjen që vjen. Në Izrael skuadra nuk u dorëzua, për 90 minuta ndoshta ka bërë ndeshjen më të mirë. Për 90 minuta kemi bërë lojë me cilësi, por nuk arritëm të futnim topin në rrjetë. Edhe duhet të mos harrojmë që goli i parë me Skocinë është pozicion jashtë loje, përveçse është autogol. Ekipi nuk ka pësuar gol në asnjë aksion loje normal deri tani.