Bazjon Tragaj: Ngjitja në Superiore dhe shpallja kampion, synimet e sezonit

73
Sigal

KATEGORIA E PARË/ Drejtori i FK Vora, Bazjon Tragaj, tregon objektivat e “hirushes” së kampionatit .

Agron KAJA

Ish-futbollisti i Besës dhe i Dinamos, 36 vjeçari kavajas Bazjon Tragaj, sot është Drejtor i FK Vora, skuadra që kryeson tabelën e renditjes në Kategorinë e Parë në 20 javët e luajtura në këtë sezon. Në këtë karrierë të re ai është duke ecur me sukses së bashku me skuadrën, e cila tashmë duhet edhe të mendojë për ngjitjen direkte në elitë. Dje për gazetën “Telegraf”, Tragaj tregoi se këtë kryesim në 20 javët e Kategorisë së Parë, si skuadër e kishin pritur. “Për të qënë realist, në prag të nisjes të këtij kampionati, ne përcaktuam objektivat tona që ishin tri dhe e kishim çdo gjë të planifikuar. Në tre vite ne e kemi synuar këtë situate që kemi sot, edhe pse është pak më herët se një pesëvjeçar që ne e mendonim. Përveç skuadrës, unë në këtë hapësirë pune do veçoja edhe ngritjen e fushës, ndërkohë që Akademia e klubit është projekti ynë. Njëherësh, edhe pjesa drejtuese, por edhe ajo menaxhuese në fushën e lojës, mendoj se janë sukses. Presidenti Albert Xhabafti dhe Bashkia e Vorës, kanë dhënë mbështetje të  madhe për këtë arritje, dhe ky është një nga treguesit që Vora është në këtë situatë positive sot”, kështu e nisi dje bisedën drejtori i vorakëve, ndërkohë që edhe për ngjitjen në Superiore, ai deklaron se ka një tjetër projekt, i cili pas ngjitjes në elitë do tëzbardhet.”Ecuria sa më larg në Kupën e Shqipërisë, ngjitja në Superiore dhe shpallja kampion e kësaj kategorie, këto janë tre objektivat e këtij sezoni për Vorën. Tani ne jemi të parët në klasifikim, kaluam tri ture të Kupës dhe shpresojmë deri në fund që të bëjmë realitet edhe shpalljen kampion. Për ne asgjë nuk ka mbaruar, sepse kemi shumë ndeshje përpara dhe vetëm kur të sigurohemi matematikisht, ne do të festojmë”. Por Tragaj zbuloi dje se edhe për ngjitjen në Abissnet Superiorje, do ketë një projekt tjetër, duke mos menduar që në elitë do jenë si kalimtarë. “Edhe për pjesëmarrjen në Superiore ne e kemi një projekt tjetër, i cili është planin tonë për sezonin tjetër. Sepse nuk mendojmë se me këto projekte të jemi kalimtarë në Abissnet Superiore, por do jemi ekip që të bëjmë “hirushen”. Deri në fundin e kampionatit, çdo përballje do të vlerësohet në rëndësinë e vet, duke nisur nga java e 21-të ku do të udhëtojmë në Burrel, që është i fortë në fushën e tij. Trajneri Bellaj i ka bërë të gjitha planet dhe përgatitjet që skuadra të synojë tri pikët”, kështu deklaroi dje drejtori sportiv i Vorës, Bazjon Tragaj.

SHORTET NË EUROPË

Në Champions, përballje gjigantësh Mançester Siti-Real Madrid

Liga e Kampioneve

Shorti, Faza Play-off

11 e 18 shkurt 2025

Klub Bryzh-Atalanta      21:00

Mançester S-Real M       21:00

Juventus-PSV                 21:00

Brest-PSG                      21:00

Sporting L-Dortmund     21:00

Sëlltik-Bajern Mynih      21:00

Fejnord-Milan                21:00

Monako-Benfika            21:00

Liga e Europës

Shorti Faza Play-off

13 e 20 shkurt 2025

Tuente-Bodo/Glimt        21:00

Rojal Union SG-Ajaks    21:00

Alkmar-Gallatasaraji      21:00

Ferencvarosh-Viktoria P 21:00

Fenerbahçe-Anderleht    21:00

PAOK-FCSB                 21:00

Midtjilland-Real Socied  21:00

Porto-Roma                    21:00

 

Në Nion të Zvicrës dje u hodh shorti i “Play-off” në Ligën e Kampioneve. Supersfida që sollën goglat ishte mes Mançester Sitit dhe Real Madrid, ndërsa u  shmang përballja mes Juventusit dhe Milanit, ku të dyja skuadrat do të kenë përballë ekipe nga Holanda. Juve sfidon PSV-në, ndërsa Milani do të ndeshet me Fejnordin. Për Bajern Mynih shorti ishte bujar, pasi fati e vendosi përballë Sëlltikut. Një tjetër skuadër gjermane, Dortmundi sfidon portugezët e Sportingut të Lisbonës. Ndërsa Atalanta e Gjimshitit sfidon Klub Bruzhin, në anën tjetër PSG përballet me Brest, duke qenë përballja e vetme mes dy skuadrave të një shteti. Sfida mes Monakos dhe Benfikës është e fundit e mbetur. Ndërkohë, shorti për Ligën e Europës e përball Romën me Porton, dy ndeshje që pritet të jenë mjaft delikate. Ndërsa Galatasaray do të sfidojë Az Alkmaar dhe Tuente mat forcat me Bodo/Glimt. Fenerbahce kërkon kualifikimin ndaj Anderlecht, sakaq Sociedad “peshkon” danezët e Midtjylland. Çiftet e tjera janë Paok-FCSB, Union SG-Ajax dhe Ferencvaros-Plzen. Takimet e “Play-Off” do të luhen më 13 dhe 20 shkurt. Edhe ndeshjet e Play-off Konferencë Ligë do të luhen më 13 e 20 shkurt 2025.

 

 

Merkato me “kursime”, Kukësi kampion në afrime e largime

Në Kategorinë e Parë, gjatë merkatos së dimrit, skuadrat kanë bërë 92 lëvizje, ku prej tyre janë larguar 54 lojtarë, ndërkohë që kanë afruar 54. Skuadra me më shumë largime janë Erzeni, Kukësi dhe Pogradeci me nga 7 të larguar, ndërsa Korabi ka 10 të afruar dhe Kukësi 7. Burreli dhe Erzeni nuk kanë bërë asnjë afrim në këtë merkato të janarit 2025.

KATEGORIA E PARË

Ndeshjet-Java 21

Të shtunën, 1 shkurt 2025

Besa-Kukësi          13:30

Kastrioti-Valbona 13:30

Pogradeci-Korabi  13:30

Erzeni-Apolonia   13:30

Të dielën, 2 shkurt 2025

Burreli-Vora         13:30

Lushnja-Flamurtari13:30

RENDITJA      

Skuadrat    Nd     Pikë  

1.Vora        20      48

2.Flamurtari 20      46

3.Besa         20      40

4.Burreli     20      31

5.Kastrioti   20      29

6.Lushnja    20      27

7.Pogradeci 20      27

8.Apolonia  20      26

9.Kukësi     20      20

10.Korabi    20      19

11.Valbona 20      12

12.Erzeni    20      7