Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri, ka bërë një reagim në rrejtët sociale përsa i përket shishes së verës 33 mijë euro të Edi Ramës.
Xhaferri u shpreh se 33 mijë € sa një shishe verë e Ramës paguan një i ri për të shkuar me gomone në Angli, kjo merr fund në 11 Maj dhe falë mbështetjes që kemi nga Konservatorët Britanikë dhe angazhimi maksimal në mbrojtje të pluralizmit në 11 Maj dhe hartimi i një strategjie për rikthimin e të rinjve në atdhe ishin kryefjalë e leksionit të radhës që zhvilluam më të rinjtë Shkollës Politike të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Reagimi i plotë:
Angazhimi maksimal në mbrojtje të pluralizmit në 11 Maj dhe hartimi i një strategjie për rikthimin e të rinjve në atdhe ishin kryefjalë e leksionit të radhës që zhvilluam më të rinjtë Shkollës Politike të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Si një i ri që ka kryer studimet në Angli jam i lumtur që në leksion të kishim dy Deputetët Konservator nga Britania e Madhe, Martin Vickers, i cili është edhe Anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Andrew Rosindell, që është Kreu i Grupit Parlamentar Miqësor Mbretëri e Bashkuar- Ballkan, një njohës i shkëlqyer i rajonit tonë të trazuar që rrezikon të mbetet peng i autokracisë.
Ky leksion me të rinjtë tanë ishte i veçantë sepse deputetët Vickers dhe Rosindell e njohin shumë mirë dramën e eksodit të të rinjve shqiptar me gomone drejt Britanisë dhe e kanë të qartë se potenciali i kësaj rinie është tmerri më i madh i Edi Ramës.
Përtej protestës së 8 Shkurtit leksioni u përqendrua tek fushata elektorale në kuadër të betejës së 11 Majit, ku të rinjtë tanë do jenë në ballë të saj, pasi energjia, pastërtia dhe vizioni i tyre do shkërmoqë makinerinë kriminale të Rilindjes që përdhos votën e lirë dhe dinjitetin e shqiptarëve prej një dekade.
Ne jemi të qartë se kë kemi përballë, por përballjen e kemi detyrë, pasi ne jemi peng të shqiptarëve të ndershëm, që na kanë besuar mbrojtjen e pluralizmin dhe rizgjimin e ekonomisë dhe shoqërisë nga koma, ku e ka zhytur babëzia e Rilindjes, kreu i së cilës ngre dolli me verë 33 mijë euro, shumë që paguan një ri shqiptar për të shkuar me gomone drejt Anglisë.
Në 11 Maj me votën e shqiptarëve dhe diasporës do t’i japim fund regjimit të Edi Ramës, i cili do të përgjigjet para drejtësisë për çdo krim të kryer nga shqiptarëve dhe Shqipërisë!