Bayern, Tuchel planifikon të largojë katër lojtarë në fund të sezonit

38
Sigal

Bayern Munich mund të ndryshojë shumë në fund të sezonit 2023-2024.

Sipas “Bild” trajneri Thomas Tuchel ka vendosur të bëjë disa ndryshime themelore në skuadër.

Tuchel ka në plan të largojë katër “senator” në fund të sezonit, duke shkaktuar “tërmet” te kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Sipas raportimeve nga Gjermania, tekniku i bavarezëve do të “sakrifikojë” Joshua Kimmich, Leon Goretzka, Alphonso Davies dhe Serge Gnabry në fund të sezonit.