‘U largua nga banesa’/ Gjendet i mbytur në kanalin e hidrocentralit ‘Bistrica 2’, 38 vjeçari nga Saranda

36
Sigal

Një 38 vjeçar është gjetur i mbytur në kanalin e hidrocentralit “Bistrica 2”, në Sarandë.

Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, para disa orësh.

Sarandë/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në kanalin e hidrocentralit “Bistrica 2”, shtetasi A. M., 38 vjeç, banues në Sarandë. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, para disa orësh.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.