Lajmi i fundit/ Derbi i kryeqytetit, ikin dritat në stadiumin ‘Selman Stërmasi’

462
Sigal

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në derbin Tirana-Partizani, pasi në minutën e 60 kanë ikur dritat në stadium. Ndeshja po luhet në “Selman Stërmasi”. Të gjendur përballë kësaj situate, arbitri ka ndërprerë ndeshjen.

Mësohet se futbollistët i janë drejtuar dhomave të zhveshjes, në pritje të ardhjes së energjisë.

Në një kohë kur e gjithë vëmendja ishte përqendruar tek ndeshja, tifozët kanë ngelur në terr në stolat e stadiumit, ndërsa organizatorët i kanë bërë thirrje që të rrinë të qetë. Bëhet e ditur se një defekt ka sjell ndërprerjen e energjisë elektrike.