Barcelona-Juventus, media spanjolle publikon formacionet e mundshme (Foto)

521
Barcelona dhe Juventus do përballen sonte në ndeshjen e kthimit për fazen çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa stadiumi ‘Nou Camp’ pritet të jetë i stërmbushur me tifozë.
Ndërsa të gjithë presin me eufori momentin e fillimit të sfidës, ku Barcelona kërkon të përmbysë rezultatin, gazeta spanjolle “Sport” ka publikuar formacionet e mundshme të dy skuadrave.

Sipas gazetës spanjolle të gjithë lojtarët e dy ekipeve janë në diszpocion dhe nuk do të ketë mungesa.

Kujtojmë se Juventus fitoi 3-0 ndeshjen e parë në Itali, falë dy golave të Paulo Dybalas dhe një goli me kokë të Giorgio Chiellinit.

Pak ditë më parë mbrojtësi spanjoll, Gerard Pique ka thënë se Barcelona do të përmbysë rezultatin ndaj Juventusit në ndeshjen e kthimit.
Sigal