Artur Çobani: Faza e katërt do “vulosë” verdiktet e kampionatit

149
Sigal

INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” Artur Çobani, ish-sulmuesi i Dinamos e mendon të hapur garën

 

Agron KAJA

“Unë mendoj se faza e katërt do të jetë më përcaktuese,  dhe vetëm ajo do vendosë për verdiktet e kampionatit. Egnatia, Vllaznia e Partizani janë në “Final 4”, ndërsa skuadra e katërt do dalë mes Skënderbeut, Tiranës e Dinamos”

Me ndeshjet e javës së 27-të u mbyll faza e tretë e Abissnet Superiore, si e përshkruani rrugëtimin në 135 ndeshjet e luajtura?

Ka qënë një rrugëtim ku skuadrat kanë patur ulje e ngjitje, ndërsa në fazën e tretë veçoj ecurinë e mirë të Vllaznisë dhe një stopim të Egnatias. Dinamo e Skënderbeu janë paraqitur më mirë dhe janë për “Final 4”. Kukësi dhe Erzeni janë të rrezikuar.

Me gjithë rezultatet, kreu dhe fundi i renditjes po lëvizin, pse ndodhi kështu në këtë javë?

Egnatia duket e “stampuar” në krye, ndërsa Partizani ka qënë pranë saj, bashkë me Tiranën. Por bardheblutë kanë patur shumë luhatje në fazën e tretë. Ndodhin këto lëvizje në renditje nga luhatjet që tregojnë skuadrat gjatë ecurisë së garës.

Ku mendoni se rezultati doli jashtë parashikimeve, apo mundësive të skuadrave?

Ndeshjet e javës që mbyllëm mendoj se ishin më interesante, jo vetëm nga rezultatet që u arritën. Por unë mendoj se faza e katërt do të jetë më përcaktuese,  dhe vetëm ajo do vendosë për verdiktet e kampionatit, bashkë me “Final 4”.

Mendoni se me këto rezultate, “Final 4” e morri një formë të përafërt?

Egnatia, Vllaznia e Partizani janë në “Final 4”, edhe pse është edhe një fazë për tu luajtur. Nuk mendoj se do të lëshojnë në lojën e tyre. Ndërsa skuadra e katërt do dalë mes Skënderbeut, Tiranës e Dinamos, sepse nuk u luajt sfida Dinamo-Teuta.

Kjo javë nuk e preku asnjë bankinë, mendoni se në këtë periudhë është sinjali “SOS” me largimin e trajnerëve?

Ky largimi i trajnerëve sikur po na mëson, madje na duket si habi të që mos largohen trajnerë. Është bërë bajate me trajnerët në këtë kampionat dhe nuk mendoj se do ketë ndonjë “SOS”, sepse është mentalitet i presidentëve të klubeve.

Kampionati do të ndërpritet për dy javë pasi Kombëtarja luan dy ndeshje miqësore, si shërben kjo hapësirë te skuadrat?

Skuadrat e Superiores nuk kanë se çfarë të rikuperojnë në këtë hapësirë dyjavore. Kjo shërben për qetësi nga ritmi i garës, apo edhe në ndonjë rikuperim të lojtarëve të dëmtuar. Është periudhë e shkurtër që për asgjë tjetër nuk shërben.

Cila prej skuadrave e ka më të nevojshme këtë hapësirë pushimi, dhe nëse, a i prish punë ndonjë skuadre tjetër?

Jo, skuadrat e fundit janë në ritmin e skuadrave të kreut, sepse e gjithë Superiorja është në garë. Këtë e tregoi edhe fitorja e Kukësit ndaj Laçit, fitore e cila e mban garën të ndezur, e bën më të fortë luftën për mbijetesë.

Situata te Kombëtarja, mendoni se Silvinjo do të sjellë emra të rinj në dy miqësoret e radhës me Kilin dhe Suedinë?

Emra të rinj unë nuk mendoj se do të ketë, por që do ketë ndryshime nga ata që mbyllën ndeshjet eliminatore, kjo mundet të ndodhë. Mund të presim edhe të tjerë si Manaj, Broja e Kumbulla, rikthime që këto do ta vendosin në siklet Silvinjos.

Sa shërbejnë këto miqësore në këtë muaj, kur finalet e Europianit nisin në muajin qershor?

Silvinjo nuk di të bëjë kompromise dhe gjithçka në dy miqësoret do ti shërbejë atij për të marrë më të domosdoshmit në finalet e Europianit. Jam optimist se do kemi skuadër me dinjitet, sikundër edhe në ndeshjet eliminatore kualifikuese.

ABISSNET SUPERIORE

NDESHJET, JAVA 28
E shtunë, 16 mars 2024
Erzeni-Laçi                     14:00

Teuta-Partizani               17:00

Skënderbeu-Egnatia        17:00

E dielë, 17 mars 2024

Kukësi-Vllaznia             14:00

Tirana-Dinamo City       17:00

RENDITJA

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Egnatia              27      51

2.Vllaznia             27      46

3.Partizani            27      46

4.Skënderbeu        27      37

5.Dinamo City      26      36

6.Tirana                27      36

7.Laçi                   27      30

8.Teuta                 26      28

9.Erzeni                27      26

10.Kukësi             27      22

 

 

KUPA E SHQIPËRISË

Shorti i gjysmëfinaleve, me finale të parakohshme

GJYSMËFINALET

Ndeshjet e para

E mërkurë, 3 prill 2024

Kukësi-Tirana

Egnatia-Vllaznia

Ndeshjet e kthimit

E mërkurë, 24 prill 2024

Tirana-Kukësi

Vllaznia-Egnatia

NDESHJA FINALE

E martë, 14 maj 2024

 

Dje në mesditë, në sallën e konferencave të “Shtëpisë së Futbollit” në FSHF, u hodh shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Katër skuadrat e kualifikuara: Kukësi, Egnatia, Tirana dhe Vllaznia u përcaktuan me short në dy çifte. Nga ky short u përcaktuan dy çiftet gjysmëfinaliste: Kukësi-Tirana dhe Egnatia-Vllaznia. Nisur nga situate që kanë në Abissnet Superiore, përballja Egnatia-Vllaznia konsiderohet si një finale e parakoshme, ndërkohë që për Tiranën, sfida me Kukësin mbetetnjë mundësi për të kërkuar Europën.

Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më datë 3 prill, ndërsa takimet e dyta do të luhen më 24 prill. Nga këta gjysmëfinalistë, fitues të trofeut të Kupës së Shqipërisë janë: Tirana 16 herë, Vllaznia 8 herë, Kukësi 2 herë dhe Egnatia 1 herë.