INTERVISTA/ Ish-futbollisti e trajneri i Dinamos, Artan Mergjyshi, analizon kampionatin në 11 javë
Agron KAJA

Si u ka shërbyer kjo hapësirë pa ndeshje zyrtare, për trajnerët dhe lojtarët?
Kjo është një periudhë e shkurtër rikuperimi, ku çdo skuadre i shërben për problemet e dëmtimve. Ndoshta edhe për të rregulluar diçka nga ana taktike, si dhe për të përmirësuar anën psikologjike të skuadrave që nuk kanë patur ecuri të mirë.
Nisur nga renditja në 11 javë, për cilat skuadra nuk ka qënë i nevojshëm ky pushim, dhe për cilat ishte i duhur?
Për skuadrat që kanë patur ecuri e ritëm të mirë, si Vllaznia dhe Elbasani, do ta kishin dëshirën e vazhdimit të kampionatit, sepse kjo do ti jepte vazhdimësinë e ecurisë pozitive. Për të tjerat, kjo ndërpreje është pozitive në çdo drejtim.
Në këtë pjesë të kampionatit, cilat skuadra kanë dalë në pritshmëri, dhe cilat kanë dalë si zhgënjime?
Unë mendoj se brënda pritshmërive janë skuadrat e katër vëndeve të para, por edhe Teuta mes tyre, të cilat duhet të luftojnë për kreun. Larg pritshmërive janë Partizani dhe Tirana, të cilat janë skuadra që kanë përbërje me shumë të rinj pa eksperiencë.
Janë shënuar 105 gola në 55 ndeshje, është tregues i mirë ky për nivelin e Superiores?
Nga java në javë, edhe shënimi i golave ka patur oshilacione. Superiorja ka problem me shënimin e golave me mesatare të vaktë. Ka mungesë cilësie te goli, dhe gjykoj se në fazën e sulmit nuk prodhohet shumë lojë sulmuese.
Në mesjavë luhen ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, do jenë si një nxemje para kampionatit?
Patjetër që ashtu mbetet, është një nxemje për të gjitha skuadrat e tjera të cilat kanë nevojë të bëjnë edhe ndryshime me futbollistët që nuk kanë patur shumë minuta gjatë kampionatit. Kundërshtarët i kanë më të lehtë për të bërë aktivizime të reja.
Në kalendarin e javës së 12-të ka sfida për kreun, mesin e fundin e renditjes, ju si i komentoni?
Çdo javë ka përballje interesante, sepse të gjitha skuadrat janë në lojë për synimet e tyre. Ka dy javë që ka nisur faza e dytë dhe skuadrat duan të përmirësohen. Unë i mendoj ndeshje shumë të vështira, pse jo edhe interesante për tu ndjekur.
Cilën prej tyre do ta veçoni si kryendeshje e kësaj jave të 12-të, dhe pse?
Natyrisht që Dinamo-Elbasani e Partizani-Vllaznia mbeten si sfidat kryesore. Dinamo po prodhon lojë dhe e ka të nevojshme fitoren, e shoh shumë të fortë. Partizani duhet të luajë mirë në terrenin që nuk i shkon për shtat Vllaznisë. Sfidë barazimi.
Në cilën ndeshje të javës së 12-të mund të presim ndonjë rezultat surprizë?
Ndoshta tek sfida e Vlorës, Flamurtari-Tirana. Tani është koha e duhur që Tirana ta bëjë realitet surprizën, sepse ka shumë nevojë për fitoren. Flamurtari është më mirë nga ana psikologjike, ndërsa edhe tek Vora-Teuta mund ta kemi një surprizë.
Një parashikimi i juaji, cili është për mundësinë e skuadrave në renditjen përfundimtare?
Unë mendoj se është ende herët për një renditje përfundimtare, por mendoj se ky format në renditje mund të ketë ndonjë ndryshim të vogël. Sepse edhe mund të gabojnë gjatë rrugës. Në mesin e artë dhe në fundin e renditjes do ketë shumë luftë sportive. Merkato e janarit do sjellë ndryshime tek të gjitha skuadrat.
Tregues në 11 javë, Tirana ka bilanc negativ me golat
Nëse i referohesh renditjes pasi është mbyllur një fazë kampionati dhe dy ndeshje të fazës së dytë, në këtë hapësirë pushimi pa ndeshje zyrtare e hedh këndvështrimin edhe në detaje të ndryshme. Njëri prej tyre është renditja, dhe kryesisht e Tiranës që mban vëndin e 10-të (të fundit). Bardheblutë kanë golavarazh negativ -11 gola, ndërkohë që së bashku me Partizanin, janë dy skuadrat e Superiores që në 11 javë kanë shënuar më pak gola: Tirana 8 dhe Partizani 9 gola. Vllaznia është skuadra që ka shënuar më shumë gola (18) dhe ka pësuar më pak (9).

ABISSNET SUPERIORE
SEZONI 2025-2026
Ndeshjet-Java e 12-të
E shtunë, 22 nëntor 2025
Vora-Teuta 16:00
(Luhet në “Niko Dovana”)
Egnatia-Bylis 16:00
Dinamo C-AF Elbasani 17:00
(Luhet në “Air Albania”)
E dielë, 23 nëntor 2025
Flamurtari-Tirana 16:30
Partizani-Vllaznia 16:30
(Në “Arena e Demave”)
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Vllaznia 11 23
2.AF Elbasani 11 23
3.Egnatia 11 19
4.Dinamo City 11 18
5.Teuta 11 15
6.Vora 11 14
7.Bylis 11 12
8.Partizani 11 12
9.Flamurtari 11 8
10.Tirana 11 6
KATEGORIA E PARË
Ndeshjet-Java e 12-të
(E para-faza e dytë)
E dielë, 23 nëntor 2025
Apolonia-Kukësi 13:30
Burreli-Skënderbeu 13:30
Kastrioti-Besa 13:30
Korabi-AF Luftëtari 13:30
Laçi-Iliria 13:30
Lushnja-Pogradeci 13:30
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Skënderbeu 11 28
2.Laçi 11 21
3.Pogradeci 11 18
4.Iliria 11 16
5.Burreli 11 16
7.Korabi 11 13
6.Apolonia 11 13
9.Kastrioti 11 13
10.Lushnja 11 12
10.Besa 11 11
11.AF Luftëtari 11 9
12.Kukësi 11 5
Pas “nxehmjes” në Kupë, Kategoria e Parë nis fazën e dytë

Të dielën e 23 nëntorit 2025, Kategoria e Parë rikthehet në fushë me ndeshjet e javës së 12-të, e para e fazës së dytë e këtij kampionati. Të gjitha skuadrat e kësaj kategoria shkojnë pas ndeshjeve të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, të cilat do të luhen të martën dhe të mërkurën. Duke e parë kalendarin e kësaj jave të 12-të, dhe njëherësh duke ju referuar renditjes në 11 javët e luajtura, duket se do luhen përballje të forta, pse jo edhe të vështira. Kryesuesit e Skënderbeut luajnë në transfertën e Burrelit, ndërsa Lushnja-Pogradeci dhe Laçi-Iliria janë dy sfidat që përballin skuadrat e renditura nga vendet e kreut. Kastrioti-Besa është çifti që në tre javët e fundit të fazës së parë kanë arritur vetëm fitore. Korabi-Luftëtari dhe Apolonia-Kukësi, këto janë të dyja janë sfida që favorizojnë skuadrat pritëse.



















