Armando Sadiku përfundon aventurën andaluziane, nuk dihet e ardhmja e sulmuesit

261
Sigal

Sezoni i Armando Sadikut si i huazuar te Malaga ka përfunduar dhe automatikisht ai do të largohet. Ditën e sotme sulmuesi ka publikuar një postim, ku falenderon të gjithë ata që e ndihmuan te Malaga, ku shënoi 13 gola dhe ishte pranë rekordit si lojtari me më shumë rrjeta brenda një sezoni gjatë dekadës së fundit.

Sadiku do të kthehet fillimisht te Levante, që ka në pronësi kartonin e tij. Me shumë mundësi do të largohet nga atje, për shkak të mungesës së hapësirave. Arisi i Selanikut shihet si një opsion i mundshëm për elbasanasin, por mbetet të shihet se ç’do të ndodhë, pasi termat financiar janë të vështira për tu arritur nga grekët.