Gjithmonë pranë vajzës, Doria Ragland mbështetja më e madhe e Meghan Markle dhe Princ Harry-t

338
Sigal

Meghan Markle dhe Princ Harry janë duke jetuar në Los Angeles së bashku me djalin e tyre të vogël, Archie.

Burime ekskluzive kanë treguar për ‘UsWeekly’ se mamaja e Markle, Doria Ragland po jeton së bashku me çiftin duke i ndihmuar dhe me më të voglin e shtëpisë në këtë periudhë pandemie.

Burimet kanë shtuar se Doria ka qenë me familjen që prej lindjes së Archie-t dhe nuk është larguar prej tyre.

Kujtojmë se Ragland ka qenë një mbështetje e madhe për familjen e Meghan dhe Harry-t dhe ka qenë shumicën e rasteve pranë vajzës në momentet më delikate.