Anglia “kënaqet” me pak, mjafton goli i Stërling ndaj Kroacisë

231
Sigal

Ka përfunduar me rezultatin 1-0 supersfida Angli-Kroaci.

Kombëtarja e “3 Luanëve” iu fal golit të Rahim Stërling në minutën e 57′ i cili pas një aksioni të bukur nuk gaboi përpara portierit Livakoviç.

Pjesa e dytë ishte e ndezur në krahasim me të parën, ku të dyja kombëtaret po provonin të ioshin të sakta përpara porte.

Një fitore tepër e rëndësishme kjo e ishullorëve ndaj skuadrës ballkanase, ku renditen në krye të grupit D duke lënë pas kroatët, dhe duke pritur rezultatin e takimit tjetër, Skoci-Çeki.