Bilanci ditor i Covid-19: 10 raste të reja në 24 orët e fundit

53
Sigal

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat e koronavirusit në 24 orët e fundit.  Sipas të dhënave, ditën e sotme janë shënuar 10 raste të reja me Covid 19. Ndërkaq nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2224 testime, 16 të shëruar, 10 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,224 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Durrës, 2 raste në Shkodër, Gjirokastër, 1 rast në Tiranë, Berat, Malësi e Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 16 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,842 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (13 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 10
Të shëruar në 24 orë 16
Të shtruar në spitale 20
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,224
Testime totale 756,983
Raste pozitive 132,459
Raste të shëruara 129,842
Raste Aktive 164
Humbje jete 2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 48
Tiranë 39
Berat 20
Elbasan 14
Lezhë 11
Durrës 10
Gjirokastër 7
Korçë 6
Dibër 3
Fier 3
Vlorë 2
Kukës 1