Anglia e ka nisur me këmbën e duhur përgatitjen për Kupën e Botës, pasi mposhti 2-1 Nigerinë.
Në “Wembley” ishin vendasit ata që dominuan takimin dhe pas 40 minutash lojë shënuan dy herë përballë skuadrës afrikane, që është njëra nga 32 kombëtaret që janë pjesë e Rusi 2018.
Të besuarti e Gareth Southgate kontrolloi pjesën e parë me Gary Cahill që i dha epërsi pas një goditje me kokë që në minutën e 7-të. Gjysmë ore më pas ishte sulmuesi kryesor dhe kapiteni i “Tre luanëve” Harry Kane ë dyfishoi avantazhin.
Në pjesën e dytë, Nigeria tenton të dilte me një rezultat pozitiv nga ky takim, por goli i Alex Iwobi nuk mjaftoi për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.