Alarmi i kuq, ky është fillimi më i keq për Milanin në 5 vitet e fundit

436
Sigal

Një nisje e sezonit e gjitha për t’u harruar për skuadrën e Milanit. Disa shenja shqetësuese ishin shfaqur që në miqësoret e verës, por kuqezinjtë vështirë se mund ta kishin menduar se do të shkonin gjërat kaq keq.

Përtej humbjeve, të cilat tashmë janë tre në pesë ndeshje, statistikat sfumojnë punën e bërë nga trajneri Giampaolo, i cili mori drejtimin e skuadrës në verë. 3 gola të shënuar, nga të cilat vetëm një me aksion.

Të enjeten kuqezinjtë krijuan raste të mira shënimi, por nuk arritën që t’i konkretizonin ndaj Torinos, duke dalë sërish nga fusha me asnjë pikë. Për të gjetur një fillim më të keq të sezonit për skuadrën milaneze, duhet të kthehemi 6 vite pas, në sezonin 2013/2014.

Në krye të skuadrës ishte Allegri, ndërkohë që kuqezinjtë kishin grumbulluar vetëm 5 pikë në 5 ndeshjet e para. Në janar trajneri Toscan u shkarkua dhe Milani e mbylli kampionatin në vendin e tetë, të udhëhequr nga Clarence Seedorf .