Nasa: Satelitët bëjnë zbulimin shokues në Mars

1110
Sigal

Sonda “InSight” e NASA-s ka regjistruar një zhurmë në Mars, që besohet të jetë tërmeti parë i zbuluar ndonjëherë në këtë planet.

Magnometëri i ngjitur në pjesën e jashtëme të satelitëve, ka kapur disa sinjale pulsuese magnetike të pazakonta, të cilat ndodhin gjatë mesnatës në planetin e kuq.

Planeti  nuk konsiderohet gjeologjikisht aq aktiv sa Toka dhe nuk ka pllaka tektonike. Shkencëtarët ende po i analizojnë të dhënat e përftuara, ndërsa flasin për 3 sinjale të së njëjtës natyrë. Ata i entuziazmon në mënyrë të veçantë fakti që informacionet e siguruara hedhin më shumë dritë mbi bërthamën e shkrirë të Marsit.

Që në nëntorin e vitit të kaluar, kapsula robotike e ulur në sipërfaqen e Marsit, ka mundur të kapë sinjale të ndryshme, si edhe të regjistrojë disa tërmete të rëna në Mars.